Shqipëria do të ketë një Pol të Ri të Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kibernetike.
Vendodhja e tij parashikohet të jetë në Sauk. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur një tender me fond limit 673 milionë lekë për realizimin e këtij projekti.
Projekti zhvillohet përgjatë unazës së Tiranës, në rrethrrotullimin që lidh zonën e Saukut dhe Liqenin Artificial.
Projekti fokusohet në zhvillimin e ambienteve multifunksionale, përgjithësisht me karakter zyrash me qëllim krijimin e një poli në fushën e sigurisë kibernetike. Territori zë një hapësirë prej 9600 metër katror.
Projekti parashikon që Poli i ri të përbëhet nga katër objekte 4 katësh që lidhen me një platformë në katin +1, dhe me një kat nëntokesor parkimi.
Sipërfaqja totale e objektit do të jetë 9 mijë e 382 metër katror.
Vjedhja e rradhes. i japin nje emer terheqes, do ndertojne 4 godina e do vene ca kompjutera qe as do dine per cfare do ti perdorin dhe 2/3 e shumes do ta vjedhin. Pastaj me vone do behet nje tender tjeter per mirembajtje sistemesh kompjuterike. Vjedhja dhe paaftesis do vazhdoje dhe do vazhdoje
Interesant.Foshnja paska githe ket informacion,njohuri.Ky eshte debil.
Ndersa ti je cope kari me dy sy qe shterron oksigjenin kot