Startoi në Messe, Berlin, edicioni i 59 i “ITB Berlin”, panairi më i madh i turizmit në botë, ku këtë vit vendi mikpritës është Shqipëria, me hashtagun e saj të mirënjohur “Albania – All senses”. Çdo vit, një vend i rëndësishëm i lihet inovacionit dhe ndërthurjes së tij me turizmin, ndaj nuk është rastësi që për herë të parë vendi ynë merr pjesë në panair me një ekip start up-esh dhe sipërmarrjesh inovative.
Stenda e start up-eve dhe sipërmarrjeve shqiptare të inovacionit në ITB Berlin u vizitua edhe nga kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama, i cili ka treguar, sidomos vitet e fundit, një mbështetje të madhe për digjitalizimin, teknologjinë dhe inovacionin në vend, duke përmirësuar bazën ligjore, qasjen fiskale e të taksave, por edhe duke dhënë grante drejtpërdrejtë për idetë dhe bizneset inovative, sidomos ato të lidhura me teknologjinë.
“Delegacioni” ynë i inovacionit në ITB Berlin 2025 përbëhet nga shtatë start up-e sipërmarrje inovative si “Albanian Night” e Immersive MA dhe GADK, koncepte moderne të promovimit të kulturës, traditës e turizmit shqiptar. Po ashtu “Space 05” kushtuar promovimit të industrisë kreative Made in Albania apo C4Communities, laboratori ku talente vendase takohen me gjenialitetin e nomadëve digjitalë. Pjesë e delegacionit janë edhe start up-e si “Patoko”, theboatapp (e para marine data cloud në vendin tonë) apo Rent from locals, të gjithë pionierë të teknologjisë e inovacionit në vend.
Përfaqësimi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare me start up-e dhe sipërmarrje inovative është shumë domethënës në këto kohë kur flitet intensivisht për të ardhmen e inovacionit në gjithë botën. Ballkani Perëndimor duhet të nxitojë që t’i bashkohet Evropës me një ekosistem inovacioni më të fuqizuar, ku Shqipëria ka avancuar me hapa galopantë vitet e fundit. Vendi ynë ka tashmë një ekosistem të mirëfilltë inovacioni e start up-esh dhe është kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse, jo vetëm turistike, por edhe për nomadët digjitalë dhe investitorët e huaj.
Për krijimin dhe fuqizimin e këtij ekosistemi, iniciativat e reja po gjejnë mbështetje tek EU4Innovation, zbatuar nga GIZ në Shqipëri, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, apo grantet e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Agjencisë Startup Albania.
Vizitat e "kreut te organizates" dhe "plackiteses" neper panaire jane "lajm" i kesaj jave! Ajo cfare bie ne sy eshte fakti se ky i gjati, "rastesisht" apo cuditerisht njihet me nje pjese te konsiderueshme te pjesetareve ne panair! Me shokun Luan Bregasi e te tjere shoke!... "Plackitesja" Balluku, i vetmi "gur i cmuar" qe i ka mbetur Edvinit, nuk pushon se deklaruari se ne Shqiperi nuk ka taksa, prandaj ejani dhe kthehuni! Moj aguridhe, nese nuk ka taksa, nuk ka shtet! Sepse shtet do te thote takse! Ne nje vend ku nuk ka taksa, ka kosto te fshehura! Ne nje vend ku nuk ka taksa, ka informalitet, e si rrjedhoje ka kriminalitet! Ne nje vend ku nuk ka taksa, ka gjoba e shantazh! Ne nje vend ku nuk ka taksa, ka mungese sherbimesh, ka varferi dhe frike! Ka nenshtrim!!!!
sa ignorant qe je Smer vesh se cfare shkruan .Shiko ilacet se te kane skaduar.