Individët dhe bizneset po mbështeten gjithmonë e më shumë në teknologjinë e informacionit, por përpos të mirave kjo ka edhe anën negative siç është ekspozimi ndaj kërcënimeve kibernetike që cënojnë sigurinë në internet. Me siguri në internet do të kuptojmë sigurinë për aktivitetet dhe transaksionet që kryhen përmes internetit.
Sipas të dhënave nga Barometri i Ballkanit, bizneset në vendin tonë janë shprehur se problematikat më të shpeshta që kanë hasur në internet lidhen kryesisht me viruset. Shqipëria ka përqindjen më të lartë të bizneseve në vend të cilat kanë hasur këtë problematikë. Konkretisht sipas anketës së zhvilluar rezulton se në Shqipëri janë rreth 32% e bizneseve që janë ndeshur me viruse në sistemin e tyre kompjuterik.
Problematika të tjera që lidhen me pasigurinë në rrjet janë edhe sulmet kibernetike si dhe paraqitja e gabuar e identitetit apo vjedhja e të dhënave. Në shifra konkrete vetëm 1% e bizneseve të anketuara ka hasur probleme me sulmet kibernetike dhe 2% e tyre janë përballur me vjedhje të të dhënave ndërsa, për 64% të bizneseve eksperienca në internet ka qenë e sigurtë dhe pa probleme.
Të njëjtat pasiguri hasen edhe në vendet e Ballkanit ku më i përhapur është rreziku i viruseve. Në një analizë krahasuese mes vendeve të Ballkanit themi se pas Shqipërisë renditen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi si shtetet më të riskuara në rrjetin e internetit. Konkretisht, 25% e bizneseve në Kosovë dhe 15% e bizneseve në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi janë ndeshur me viruse gjatë përdorimit të internetit.
Nga ana tjetër, Bosnje Hercegovina paraqitet vendi me sigurinë më të lartë kompjuterike, ku 87% e bizneseve të anketuara nuk kanë përjetuar gjatë eksperiencës së tyre probleme që lidhen me sigurinë e të dhënave apo transaksioneve të kryera në internet. Me një diferencë të vogël listës i bashkangjitet edhe Serbia, ku 84% të bizneseve janë shprehur se siguria në internet ka qenë e lartë dhe nuk kanë patur asnjëherë probleme.
Po e keni bere pyetjen se kush i prodhon viruset? Ata qe bejne internetin, bejne dhe viruset se; duan te shkaterrojne qe ata te shesin dhe ti te bleshe. Psh doli Windows 11 dhe 80% e kompjuterave doli jashte perdorimit. Pse qe te blejne te rinj. Prit se ne vitin e sivjetem Windows 10 perfundon, si dobeni me komjuterat e blere? Po telefonat celular me internet? Njesoj. Kaq kisha per sot.
Ah, Shqiperia! Te pa zot! Fryhen kot! Kane mendjen e Strucit kur vjen rreziku fshehin vetem koken! Kerkojme te behemi si Europa (po as si Bosnja-Hercegovina nuk jemi, as si Mali i Zi, as si Serbia ect..) athere per cfare vlejne mburjet dhe patriotizmat ? O sa mire me qen Shqiptaro hej!!! Bejme nje Shqiponje me duar (gjeja me e lehte) po nuk paskemi qene te zot te kemi nje siguri te mjaftueshme te pakten,te te dhenave personale ne internet, per biznesin, nga hakerat !Zero siguri te plote edhe per te dhenat e publikut qe administrohen nga qeveria ! Ai sajti i Qeverise per sherbimet publike administrative nuk paska 100% siguri per te dhenat tona personale nga hakerat ?!! Kjo nuk eshte serioze!
cdo shtet ka nje perparesi ne shtepit e tyre por vendosja e shteteve ishin kty ne nje jetes per nje siguri me te mira qe jatat brez pas brezit te din ku kane koken jo me gjarat qe nuk ju perkesin prandaj behet gjethja neper shtete siguri jetese te femijeve te cdo brez cdo vend te botes ka prapesira fundi i pleqerise shkund muret a catise me vene nje te ardhme te gjithe kanje hobi cfar vend zene kuptimi qe shkul e kul per nje te shtrese
cdo shtet ka nje perparesi ne shtepit e tyre por vendosja e shteteve ishin kty ne nje jetes per nje siguri me te mira qe jatat brez pas brezit te din ku kane koken jo me gjarat qe nuk ju perkesin prandaj behet gjethja neper shtete siguri jetese te femijeve te cdo brez cdo vend te botes ka prapesira fundi i pleqerise shkund muret a catise me vene nje te ardhme te gjithe kanje hobi cfar vend zene kuptimi qe shkul e kul per nje te shtrese