"S'ka cicërima", probleme me Twitter-in

14 Korrik 2022, 17:15Hi-Tech TEMA

"S'ka cicërima", probleme me Twitter-in

Twitter nuk funksionoi për mijëra përdorues anembanë globit të enjten e 14 korrikut.

Kjo, sipas faqes së gjurmimit të ndërprerjeve Downdetector.com.

Kishte më shumë se 27 mijë incidente me Twitter-in të cilat u raportuan në Shtetet e Bashkuara, sipas Downdetector.

Përdoruesit në vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Meksikën, Brazilin dhe Italinë gjithashtu raportuan se Twitter nuk funksiononte.

Sipas Down Detector, problemet në platformën e mediave sociale filluan pas orës 13:00 për mijëra njerëz.

Shumica e problemeve të raportuara kanë të bëjnë me aksesin në aplikacionin Twitter dhe faqen e internetit që përbëjnë respektivisht 48 për qind dhe 49 për qind të çështjeve të raportuara.

Lini një Përgjigje