Trade & Upgrade, kthe telefonin e vjetër dhe merr një të ri nga One Albania.

22 Maj 2023, 12:07Hi-Tech TEMA

Trade & Upgrade, kthe telefonin e vjetër dhe merr një të ri

Bazuar mbi filozofinë e mundësimit të shërbimeve më të mira dhe teknologjisë më të fundit, për një qasje sa më ekonomike për abonenentëttanë, One Albania prezanton “Trade&Upgrade”.

Në bisedat tona me abonentët dhe pasi dëgjuam nevojat e tyre reale, kërkesë gjithnjë e më prezente ishte mundësimi i teknologjisë më të fundit. Ne krijuam “Trade&Upgrade” si një përgjigje të prekshme të kësaj nevoje,  në një mënyrë mjaft ekonomike dhe të shpejtë.

Si mund të përfitoni një smartphone të ri? Në fare pak hapa:

Vizitoni dyqanin më të afërt One dhe paraqitni telefonin tuaj të vjetër për vlerësimte një prej përfaqësuesve tanë të shitjeve.

Ekspertët tanë do të vlerësojnë markën, modelin, vitin e prodhimit dhe gjendjen e pajisjes tuaj për të përcaktuar vlerën e saj.

Nëse jeni të kënaqur me ofertën, thjesht nënshkruani dokumentet dhe merrni një kupon për vlerën e rënë dakord të telefonit tuaj të vjetër.Kuponi ka një kod unik dhe është i vlefshëm për 30 ditë kalendarike, duke të dhënë fleksibilitet përdorimi.

Kur të jeni gati për të zgjedhur modelin e ri, përdorni kuponin për të marrë ulje në një nga ofertat tona të fundit për smartphone!

Trade & Upgrade siguron që të merrni vlerën më të mirë për pajisjen e vjetër dhe e bën më të lehtë kalimin në një telefon të ri që i përshtatet nevojave tuaja.

Teksa vazhdojmë të përmbushim misionin tonë për të afruar standardet e produkteve dhe shërbimeve sipas nevojave të abonentëve tanë, “Trade&Upgrade” është një provë e prekshme në këtë drejtim dhe një lehtësi e shtuar për ta që të mos humbasin asnjë takim me zhvillimet teknologjike.

Për më shumë informacion  mund të vizitoni: https://www.one.al/Trade_and_Upgrade

 

 

Lini një Përgjigje