VIDEO + FOTO/ Nga Londra në Nju Jork për 1 orë? Avioni hipersonik që mund të tejkalojë shpejtësinë e zërit

8 Tetor 2024, 15:45Hi-Tech TEMA
VIDEO + FOTO/ Nga Londra në Nju Jork për 1 orë? Avioni hipersonik

Mund të duket si një ëndërr e vështirë për t’u besuar, por distanca kohore e fluturimit përtej Atlantikut mund të shkurtohet der në tetë herë. Kjo, falë një linje të re aeroplanësh hipersonikë që pritet të vihen në shërbim të udhëtarëve në të ardhmen.

“Venus Aerospace,” një komani ajrore me bazë në Teksas, SHBA, është duke punuar mbi një model aeroplani, i cili do të quhet “Stargazer” dhe që pritet ta tejkalojë shpejtësinë e zërit me më shumë se pesë herë. Ai do të fluturojë gjithashtu më lart mjetet e tjera fluturuese.

Nëse aprovohet për përdorim komercial, aeroplani me një kosoto prej 33 milionë dollarësh, mund ta realizojë udhëtimin nga Londra në Nju Jork në më pak se një orë, ose rreth tri herë më shpejt se sa avionët e dikurshëm Concord.

“Venus Aerospace” ka publikuar imazhet e konceptit të avionit të ri hipersonik, por mbetet e paqartë se sa pranë fazës së realizimit janë. Megjithatë, nëse “Stargazer” do të aprovohet një ditë për transport pasagjerësh, ai do të jetë avioni i parë që tejkalon shpejtësinë e zërit që nga periudha e avionëve Concorde.

Aeroplanët Concorde, të cilët u hoqën nga përdorimi më tepër se 20 vjet më parë, mund të arrinin një lartësi maksimale fluturimi prej rreth 18.000 metrash, ndërsa Stargazer pritet që të arrijë një lartësi maksimale prej më shumë se 33.000 metrash.

Kjo do të thotë se pasagjerët e këtij aeroplane do të mund të shohin kurvaturën e tokës, ashtu si pasagjerët e Concorde rreth një çerek shekulli më parë. Në lartësitë mbi 15.000 metra, vija e horizontit shfaqet e harkuar dhe joë e drejtë.

@gazetatema Nga Londra në Nju Jork për 1 orë? Avioni hipersonik ‘Stargazer’ që mund të arrijë shpejtësi 5 herë më të madhe se ajo e zërit #lajmeshqip #lajmetefundit #viralvideos ♬ original sound - Gazeta TemA

1 Komente

  1. S
    Shkërdheni

    Biletat më të lira do të fillojnë nga 500.000 dollarë e lart. Ta gëzojë populli avionin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje