Pamje të frikshme janë regjistruar në parkingun e një qendre tregtare në Sidnej, Australi, ku një automjet Tesla duket se ka dalë jashtë kontrollit duke shkaktuar kaos, si edhe duke lënduar dy pasagjerët që gjendeshin Brenda saj.
Videoja tregon momentin kur një automjet Tesla, në drejtimin e ‘pilotit automatik’, përplaset fillimisht me një fuoristradë dhe vazhdon të lëvizë në ambientet e parkingut, duke përplasur edhe automjete të tjera. Makina është ndalur vetëm në momentin e përplasjes me një nga barrierat rrethuese, kur ka rënë në një nga katet e poshtme të parkingut. Fatmirësisht, pa lënduar kalimtarët dhe klientët e qendrës tregtare
Brenda automjetit gjendeshin dy udhëtarë, përfshi edhe shoferin, i cili mendohet se e kishte lënë makinën në gjendjen e ‘pilotit automatik.’ Të dy kanë marrë lëndime të lehta dhe iu është dhënë ndihma e parë në vendngjarje.
‘Piloti automatik’ është një system i avancuar drejtimi i zhvilluar nga Tesla, që mundëson automatizimin e pjesshëm të drejtimit të automjetit.
Lini një Përgjigje