Policia e Tiranës ka njoftuar se mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:40, një ngjarje e rëndë ka ndodhur te “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli” në Tiranë. Një automjet, i drejtuar nga Bujar Nasufi 56 vjeç, është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij krimi, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar.
Sipas burimeve, autorët dyshohet se janë larguar me motor drejt zonës së Selitës.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen kontrolle intensive në zonë për të bërë të mundur kapjen e të dyshuarve.
Cfare i beri Kryeqytetit.....haleja...Sali.....e ktheu ne nje .....xhungel.....malokesh kriminel....me politiken e ,,,,,,,,zbritjes nga Mali,,,,,,,,,,,
Normal perderi sa neve si Popull e njinim se kush ishte ne te kaluaren dhe e lejuam te na " Skllaveroje" e te na vrasi , te na vjedhi , te na djegi gjithe shqiperine, deri me sote nga Armet e dhuruara nga hapja e Depove, ( mos te harojme qe krimet jane shume e shume ) vriten njerezimi pothuaj cdo muaj vrasje...Ai akoma Reciton neper knalet e TV duke dhen Intrevista qe do fitojme.... Faji eshte i Drejtesise , meqe mbahet shprese qe do te Arestohet ! por demet jane te parikuperuara ndaj Popullit dhe shqiperise...
shyqyr se kishte 1 apo 2 dite pa nje vrasje
"Vrasje te pallati me shigjeta, humb jetën..".. Përveç faktit që kur ka vrasje rrjedhimisht ka edhe humbje jete, prandaj quhet vrasje, nuk i kuptoj këta gazetashitësit (se gazetarë nuk i quaj dot), perse nuk vënë titullin e plotë por e lënë gjysmak? Mjerë gazetaria shqiptare me këta analfabetë ????