Prostitucion në Mbrostar të Fierit, arrestohen 5 shtetas. Mes tyre, 2 prostituta nga Uganda

20 Shtator 2025, 10:22Kronika TEMA
Prostitucion në Mbrostar të Fierit, arrestohen 5 shtetas. Mes tyre, 2

Policia e Fierit ka njoftuar arrestimin e 5 personave pas zbulimit të një lokali në Mbrostar ku ushtrohej prostitucion.

Në pranga kanë rënë 3 organizatorët dhe 2 të reja nga Uganda që ushtronin prostitucion.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prive”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pas një hetimi të kryer për rreth 7 muaj, në drejtimin e Prokurorisë.

Zbulohet një lokal në Mbrostar, ku ushtrohej prostitucion.

Arrestohen 5 shtetas, ndër to:

-3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale;

-2 shtetaset nga Uganda që ushtronin prostitucion.

Sekuestrohen shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet.

Gjatë operacionit “Prive”, u arrestuan shtetasit O. P., 29 vjeç, banues në Fier, K. H., 24 vjeçe, banuese në Peqin, O. G., 32 vjeçe, banuese në Fier, R. M., 24 vjeçe, banuese në Uganda dhe Sh. N., 22 vjeçe, banuese në Uganda.

Nga hetimet ka rezultuar se në një lokal në Mbrostar, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin dhe prostitucion. Organizatorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. 

 

3 Komente

  1. D
    Dino

    Lerini cunat rehat te qijne. Keto tonat jane interesaxheshka. Lerini cunat te bejne sex e relaksohen

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlonjati

      E po kur dun pidh dhe lalucet

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kape Peskarën motra

        Ik ore se te kerkojne Dhite…labi qelbet era Dhi

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje