21-vjeçarit në Tiranë i shkojnë tek shtëpia, e godasin me shishe në kokë dhe i presin veshin

22 Gusht 2025, 18:56Kronika TEMA
21-vjeçarit në Tiranë i shkojnë tek shtëpia, e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 21-vjeçar u plagos rëndë me sende të forta nga 3 persona.

Mësohet se 3 autorët i kanë shkuar 21-vjeçarit te shtëpia dhe e kanë goditur me shishe në kokë.

Përveç dëmtimeve të shumta, 21-vjeçari, Marko Bega i është prerë edhe një pjesë e veshit.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ka arrestuar 3 autorët, shtetasit Florjan Faslia, Mentor Daja dhe Samuel Tahiraj.

Po ashtu bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërkohë që 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Plagosën rëndë për motive të dobëta një 21-vjeçar, identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Mihal Popi”, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me sende të forta një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: F. F., 18 vjeç, M. D., 21 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në rrugën “Mihal Popi” pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. B., 21 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Aktualisht, 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

7 Komente

  1. X
    Xristos katalitiz

    Qijini ne sume te katert e nxirini ne

    Përgjigjjuni
    1. J
      Janulla

      ata sjane greke qe ti qine ne sume o bithekiris janullaqis gamoto

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

      pune sunitesh varu kkkk....

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Ne burg perjete ketyre kermave.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sass

          Shpellaret e non grates nje nga nje do ikin per lesh Duhet te varen ne litar lereni ligjin

          Përgjigjjuni
          1. d
            dsa

            A thuaa t'i kene rene kot ne qafe Marko Bega-s, nga sot e tutje do te quhet dhe do te therritet Marko Veshi.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jimi

              Atehere edhe ketyre xhahileve qe arrestuat, hice mos i denoni, po edhe ketyre u prisni veshet dhe mbyllet paq kjo mesele !

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje