25-vjeçarja nga Lushnja shkon në spitalin e Elbasanit dhe kërkon ndihmë: Më përdhunoi një person teksa isha në një lokal

11 Gusht 2022, 09:08Kronika TEMA

25-vjeçarja nga Lushnja shkon në spitalin e Elbasanit dhe

Një vajzë e moshës 25 vjeçare ka denoncuar se është përdhunuar në qytetin e Elbasanit në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.

E reja nga qyteti i Lushnjës, në dëshminë e saj ka treguar se ndodhej në një lokal buzë rruge në aksin Elbasan-Librazhd.

Ajo pretendon që pranë lokalit është përdhunuar nga një person i paidentifikuar.

Mësohet se 25-vjeçarja banuese në Dushk, Lushnje bashkë me motrën e saj janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Elbasanit për të kërkuar asistencë mjekësore. 

Kanë qenë mjekët ata që kanë sinjalizuar policinë për rastin dhe ajo ka kryer dhe kallëzim.

1 Komente

  1. j
    jevgu

    NQS eshte e vertete ai qirsi do kapur dhe vetgjyqesi plumbin kokes

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje