Florindi dhe Ornela u përleshën? Hetuesit amerikanë ngrenë dyshime

10 Gusht 2022, 11:18Kronika TEMA

Florindi dhe Ornela u përleshën? Hetuesit amerikanë ngrenë

Hetuesit në Nju Jork po shqyrtojnë mundësinë nëse ka pasur një përleshje mes çiftit shqiptar, që humbi jetën në fundjavë pasi u hodhën nga apartamenti i tyre.

Gazeta ‘New York Post’ shkruan se Florind Belliu, 35 vjeç dhe e shoqja, Ornela Shehi, 28 vjeç u gjetën të vdekur në oborrin e pallatit, pasi mesa duket ishin hedhur nga kati i gjashtë.

Por një burim policor tha se gjërat brenda në apartament nuk dukeshin në harmoni. “Nuk dukej sikur ata thjesht kishin lënë fëmijët dhe kishin vendosur të hidheshin”, tha burimi.

Sipas tij, kishte shenja në apartament që gjërat nuk ishin siç duhet, por nuk dha detaje. Çifti nuk la pas një shënim vetëvrasjeje. Autoritetet po presin për autopsinë për të përcaktuar nëse Shehi kishte shenja të tjera dhune përpara se të binte nga pallati. Një kamera ka fiksuar momentin kur Shehi bie nga kati i gjashtë. Pak sekonda më vonë hidhet edhe Belliu.

Çifti kishte katër muaj që ishte vendosur në këtë godinë bashkë me dy fëmijët e vegjël. Autoritetet thonë se nuk kanë marrë ndonjë denoncim për dhunë në familje. Belliu ishte një aktor me origjinë nga Shqipëria. Së fundmi ai punonte si shofer për të mbuluar shpenzimet, ndërsa kishte pasur probleme me shëndetin mendor prej kohësh.

1 Komente

  1. A
    AntiBelli

    Duket se ky Belliu e hudhi para ate te shkreten, nenen e femijeve dhe pastaj u hodh edhe vete, sic i tha mendja e semure. Se nuk mjaftonte te hidhej vete ky ... me ate tru te semure qe kishte e tja linte gjalle mamin kalamajve qe te mos rriteshin komplet jetime sic ngelen. Po motrat e ketij qe mblidhkan pare per ti marre ato femije pse duhet!? Nuk mund t'ja japin familjes se nenes, aq te perdhosur nga keta Bellijte??!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje