
OSHEE ka reaguar për rastin e 48-vjeçarit i cili i dha fund jetës pasi jetonte në kushte të vështira ekonomike. Fatos Çollaku është gjetur i varur në një pemë afër shtëpisë në Prrenjas, ndërsa OSHEE thekson se nuk i është ndërprerë në asnjë moment energjia elektrike.
SQARIM
OSHEE informon opinionin publik se shtetasit F.Ç., i cili është përmendur sot në një konferencë për shtyp nga forcat politike opozitare si i vetëvarur për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, në të vërtetë nuk i ështē prerë energjia në asnjë moment. Banesa e shtetasit në fjalë furnizohej dhe vazhdon të furnizohet me energji elektrike.
Duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit F.Ç. me keqardhje vërejmë një përdorim politik abuziv në lidhjen midis OSHEE dhe një rasti fatkeqësie personale.
Megjithë vështirësitë e krijuara në kushtet e një krize të rëndë ndërkombëtare, OSHEE vijon të sigurojë shërbim cilësor për të gjithë qytetatët, duke ju ardhur në ndihmë përmes paketave sociale edhe familjeve në vështirësi ekonomike.
Pavarësisht të gjithë situatës energjetike të rënduar, krizës mbarëbotërore, ku sot megavatori tregtohet me më shumë se 500 euro, Qeveria Shqiptare vazhdon dhe mban të ngrirë çmimin për të gjithë abonentët familjarë dhe kjo është një gjë që nuk e mohon dot askush, as ata që përdorin jetën e qytetarëve për arsyet e tyre politike.
Foto nga banesa
Cafre eshte kjo qe ndodh tragjike. Keshtu eshte te merresh me Berishen, Meten dhe te pjellet e tua. Edi Rama ne vend te besh rruge qe nuk i hyn ne pune njeri pse nuk hap fabrika qe njerezit te punojne jo te vrasin veten nga varferia ekstreme, do ti pergjigjeni popullit nje dite. Ju lutem lidhni ndonje go fund me per familjen e ketij korbi qe ta ndihmojme, asnje Shqiptare nuk duhet te jetoj ne kete gjendje makabre