
Vetëvrasja e çiftit shqiptar, Florind dhe Ornela Belliu në New York të ShBA-së ka tronditur opinionin publik. Ata u hodhën nga kati i 6 i pallati ku jetonin dhe lanë pas dy fëmijë të mitur jetimë, teksa ata ishin në pritje dhe të një fëmije të tretë.
Së fundmi, ka ardhur një reagim nga motra e Ornelës, Migena, e cila zbulon të shkuarën e vështirë dhe sakrificat e motrës së saj të ndjerë, për të cilën thotë se nuk e braktisi kurrë Florindin, edhe pse ia kishte bërë jetën e vështirë prej vitesh.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo e akuzon Florind Belliun si vrasësin e motrës së saj dhe tregon për një kohë të gjatë ai kishte qëndruar i izoluar në një klinikë psikiatrike dhe nuk kishte patur përmirësim.
Sipas saj, Ornela i çonte ushqim çdo ditë Florindit në klinikën psikiatrike, veprim që u kishte bërë përshtypje edhe punonjësve amerikanë, të cilët e quanin “një ëngjëll” pasi ishte e vetmja që tregonte aq shumë përkushtim.
28-vjeçarja kishte firmosur që Florindi të dilte nga klinika edhe për hir të fëmijëve të vegjël që kërkonin të atin, pavarësisht se mjekët i thanë që nuk kishte përmirësim dhe pa e ditur se e priste fati tragjik.
Reagimi i plotë i motrës së Ornelës:
E kam shumë të vështirë të flas në këto momente, pasi unë, motra e Ornelës dhe e gjithë familja jonë jemi tejet të pikëlluar nga humbja e parakohshme e motrës sonë të dashur, por nuk mund të rri pa shkruar dy fjalë për motrën time, për ëngjëllin tonë, që e donte aq shumë jetën, që rrezatonte mirësi dhe e donte i gjithë komuniteti në zonën ku jetonte në Nju Jork.
Vë re me keqardhje që të gjithë portalet janë mbushur me fjalë të ndjera për humbjen e jetës së Florind Belliut, personit që vrau jo vetëm motrën tonë, por edhe fëmijën që do të lindte pas disa muajsh dhe asnjë fjalë keqardhjeje nuk kanë denjuar të shkruajnë për motrën tonë, e cila punonte dhe rriste pothuajse e vetme dy fëmijë të mitur, pasi ai që i mori jetën në mënyrën më makabre kishte kohë, vite që vuante nga çrregullime mendore, kishte kohë që ia kishte bërë jetën të vështirë motrës tonë…por Ornela ishte aq e mirë dhe e dhimbsur saqë shkonte e vizitonte çdo ditë në klinikën psikiatrike ku ishte i izoluar atë që do t’i merrte jetën në mënyrën më kriminale…i dërgonte ushqim siç dëshironte Flori, saqë punonjësit e klinikës e kishin pagëzuar Ornelën “ëngjëll”, pasi ishte e vetmja që shkonte çdo ditë në klinikë…
Mjekët e klinikës në Nju Jork e kishin paralajmëruar Ornelën që bashkëshorti i saj kishte ende nevojë për kurim, pasi nuk kishte përmirësim, por Ornela edhe për hatër të dy djemve të vegjël që kërkonin babin, kishte firmosur për ta sjellë Florindin në shtëpi, pa pandehur se ai do t’ia merrte jetën asaj dhe foshnjës që mbante në bark, pa u shqetësuar për të ardhmen e dy fëmijëve të mitur.
Falenderoj me zemër të gjithë ata që kanë shkruar fjalë të mira, të ndjera për engjëllin tonë- Ornelën!
Edukojini vajzat te behen te zonjat e vetes, te pavarura. Te jene ne gjendje te marrin vendime per veten dhe femijet e tyre pa u kushtezuar nga i fejuari apo burri. Femijet nuk kane asnje te mire me prinder qe grinden, bejne sherr e dhunojne gruan a burrin ne sy te te vegjelve. E mira e femijeve eshte te rriten ne nje ambient te qete e te sigurte. Jo prane nje prindi te semure. Dashuria e perkushtimi ndaj bashkeshortit nuk duhet kthyer ne skllaveri. Shyqyr zotit nuk jemi.me ne kohen e Rozafes dhe mamaja nuk ka pse te sakrifikoje shendetin dhe jeten e saj pse ka nje burre te paafte per arsye shendetesore apo shoqerore. Nese keni vajza qe kane probleme me burrat, hapjuni deren e shtepise e mos u thoni E ke vendin ke burri! Nuk eshte pune fati por karakteri. Po s patet kurajo t i ndihmoni vajzat tuaja ne dite te veshtira kot i thoni vetes prinder e gjysher.
Te rroni vete. Keqardhje e madhe. Por edhe ai nuk ka qene kriminel. Ti mund te kesh dhimbje per motren por perskohe ai ka qene isemure mendor dhe motra ka marre pergjegjesi duke e marre ne shtepi dmth qw kjo klasifikohet fatkeqesi e jashte zakonshme po jo vrasje kriminale. Uroj t ju lehtesohet dhimbja
Zonjë apo zonjushë! Fillimisht ngushëllime për humbjen e motrës suaj që sipas përshkrimit tuaj duket që ka qënë një model bashkëshorteje e nëne.Por nëqoftëse do të kërkojmë një gabim njerëzor në këtë mes atë e ka bërë pikërisht motra juaj.Kuptohet nga dëshira e mirë për të rikthyer normalitetin në familje ajo firmosi pa i menduar siç duhet pasojat që mund të vinin nga ai veprim.Neglizhimi i sugjerimit të mjekëve solli këtë fatkeqësi të llahtarshme për ata të dy dhe për fëmijët e tyre në jetë . Zoti t’ju japë forcë ta përballoni mynxyrën! Edhe njëherë ngushëllime të sinqerta!