"Mihali" fierak i Sarandës që sulmoi klientë me thikë kishte biznesin e paregjistruar, gjobitet me 3 mln lekë

8 Gusht 2022, 19:09Kronika TEMA

"Mihali" fierak i Sarandës që sulmoi klientë me

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e regjistruar pasditen e djeshëm në Sarandë, ku pronari i një restoranti ushtroi terror me thikë mbi disa klientë nga Delvina pasi nuk ishin dakord me faturën. Bëhet fjalë për shtetasin Alban Çoba, 48-vjeç, nga Fieri, pronar i restorant “Fantastic”.

Autoritet njoftojnë se Çoba ushtronte aktivitetin pa u regjistruar në organet tatimore. Gjithashtu, nga specialistët e AKU-së iu vendos masa administrative 300.000 lekë të rinj.

"Gjatë kontrollit në subjektin e tij, ku ditën e djeshme ky shtetas kanosi me mjet prerës thikë, disa klientë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ky shtetas ushtronte aktivitetin pa u regjistruar në organet tatimore. Gjithashtu, nga specialistët e AKU-së iu vendos masa administrative 300.000 lekë të rinj." thuhet në njoftimin e Policisë.

Alban Çoba vijon të jetë ende në kërkim nga Policia. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 18.00, në aksin Turizëm- Kanali i Çukës. Ndërkohë, policia nuk e ka gjetur as në lokal dhe as në banesë agresorin, dhe më pas e ka shpallur në kërkim.

Konflikti në fjalë duket një rast identik me atë të para 3 viteve, kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo u kalli “datën” një grupi turistësh spanjollë.

7 Komente

  1. A
    Albi Boston

    Shtet plehre!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Altin

      Shtet legen. Pse nuk e konstatuan me pare qe se kishte biznesin e rregjistruar? Sa here keqtrajtohet turisti del qe pronari ishte pa letra, pa taksa, pa leje, dhe me probleme me lignin. Kush mban pergjegjesi per mos-konstatimin apo vari trapin. Vazhdojme, sikur asgje ska ndodhur. Rilindja e hajduteve dhe Rithemelimi i malokeve nderrojne portat deri sa muti te behet kala dhe e shpallim destinacion turistik.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Kjo tregon se sa funksjonon shtet pordha!Kurre nuk behet shtet ne shqiperi!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bobo

          Pse vetem restorantet jane te parregjistruar???!!!!! Po mijera parukeri femra/ meshkuj , qe vetem 2% leshojne kupon tatimor. Po qindra pika mermere/ granite te parregjistruar e pa NIPT, qe u nxjerrin shume po shume probleme atyre pak qe jane te regjistruar ligjerisht se nuk duan te marrin fature se nuk jane regjistruar dhe kir nuk pranon biznesi i ligjshem ta furnizoje shkojne te ai i paligjshmi. O shtet ( vetem shtet nuk kemi) a nuk kupton qe na ka mbytur paligjshmeria? Shkojne tatimoret e paafte e kontrollojne ata qe jane te regjistruar, kur se pari duhet te ligjerohet cdo biznes edhe ne maje te malit, me pas kontrolloni ate qyqarin e ligjshem qe vuan nga paligjshmeria dhe informaliteti, per te mos folir per kontrabanden qe e mbyti ekonomine formale. Ptu palo vend!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tati Mori

            Duket se cdo lokal ne kete periudhe eshte i paregjistruar. Zyra e tatimeve duhet te beje nje kontroll te pergjithshem. Inspektori i tatimeve te zones duhet te hiqet nga puna.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ali

              Ne mes te qershorit isha me pushime ne Vlore. Nje dite kisha pune per te bere ne kompjuter dhe u ula tek restoranti i hotelin ku po pushonim, nuk shkova ne Plazh. Ne kohe dreke erdhen 2 inspektor taitmesh dhe kerkuan pronarin. Pasi erdhi pronari u ulen dhe ben sikur pane rregjistrat per ku as nje minute nuk harxhuan.. Pastaj hengren e pine mire e mire sebashku me pronarin dhe u ngriten e iken. E pastaj themi ne perse skemi infrastrukture... Po me cfare do behet infrastruktura kur shumica e bizneseve nuk japin kupon tatimor e spaguajne taksa?!

              Përgjigjjuni
              1. E
                EDI

                PO HANE E PINE SA BEHEN CIC FARE PASTAJ QENKA SHTRENJT EDHE SME DO TRAPI TE PAGUAJ,

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje