
Një 43-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në Tiranë pasi është rrëzuar nga çatia e shtëpisë ku punonte.
Policia tha se ngjarja ndodhi të shtunën në rrugën “Agush Gjergjevica”, ku duke punuar në banesën e 48-vjeçarit, ka rënë nga çatia shtetasi R. F., 43 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Policia ka arrestuar pronarin e banesës, pasi pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 48-vjeçari nuk kishte leje nga organet përkatëse për kryerjen e punimeve.
''Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 48 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, në rrugën "Agush Gjergjevica", duke punuar në banesën e 48-vjeçarit, ka rënë nga çatia shtetasi R. F., 43 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 48-vjeçari nuk kishte leje nga organet përkatëse për kryerjen e punimeve'', - njofton policia.
Ana më cinike e shtetfromimit tonë duket fiks në këto rastet e aksidenteve në punë - shteti vepron me shpejtësi dhe forcë, kundër palëve tërësisht të parrezikshme në shoqëri. Ironikisht, nga gjithë kjo zallamahi familjarët e viktimave nuk marrin asnjë kujdes apo interes nga administrata. Ndërsa inspektorë e prokurorë këto raste i kanë për tu ushqyer vetë... Sjellje çakejsh. Nga eksperienca personale dhe të miqve të mi, mund të them që mënyra sesi funksionojnë këto pjesë të administratës nuk sjell asfare rritje të sigurisë në punë, pasi edhe kur sipërmarrësit krijojnë maksimumin e kushteve, inspektoriatet do krijojnë gjithmonë situata ku ty të gjejnë gjilpërën në kashtë, dhe të paguash parta nën dorë (shifra të habitshme madje), kështu që asnjë ndërtues nuk motivohet të përpiqet në rrugën e drejtë. Shoqëria tregon me gisht ndonjë femër, që seksualisht sillet lirshëm, por qelbëzimin në shoqëri po e shton kjo masë burrash kurva që sa shkon e shtohet e thartohet. Ngushëllimet e mia familjes së fatkeqit, dhe uroj që ata që la pas të kenë forcë dhe mundësi të përballojnë jetën.
Shume koment i sakte!
Gjithsesi pajtohem me komentin dhe ngushëllime familjes por edhe rahmetliu ka një pjesë të fajit!Kur punohet në vende ku rrezikohet lëndimi apo në rastin më të keq,jeta sigurohu.Në treg shiten lloj lloj mjete sigurie për çdo lloj profesioni.Edhe nëse kushtojnë edhe mjetet e tilla janë pjesë veglave të punës.