Administratori i njësisë në bashkinë Kukës kërcënon me jetë policin

31 Tetor 2025, 11:20Kronika TEMA
Administratori i njësisë në bashkinë Kukës

Policia e Kukës ka arrestuar 23-vjeçarin Veli Cenaj, administrator i njësisë administrative në lagjen “Gostil” pjesë e Bashkisë Kukës, pasi kërcënoi me jetë punonjësin e policisë rrugore në detyre.

Kjo kanosje erdhi pasi një i afërm i tij, i identifikuar si Jurgen Cenaj, 23 vjeç tashmë i shpallur në kërkim aksidentoi me makinë punonjësin e policisë rrugore, Ermir Metaliaj.


Ndonëse kushëriri i tij ishte në faj, Veli Cenaj ka kërcënuar se do të merrej personalisht me efektivin e plagosur.

Pas këtij incidenti, zyrtari i bashkisë është prangosur ndërsa është shpallur në kërkim i afërmi i tij. Ndërkohë punonjësi i policisë aktualisht ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje