Katër vrasjet në bulevard/ Avokati: Dumani mori në SHBA prova për 21 janarin

31 Tetor 2025, 08:10Kronika TEMA
Katër vrasjet në bulevard/ Avokati: Dumani mori në SHBA prova

Avokati Idjaet Beqiri thotë se kreu i SPAK, Altin Dumani, në vizitën e tij të fundit në SHBA ka marrë prova për çështjen e 21 janarit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Beqiri u shpreh se serverat e Kryeministrisë, u riformatuan dy herë pas ngjarjes.

"Problemi është që ato gjurmë nuk zhduken përfundimisht. Ka mjete që i rekuperon. Në rikuperimin e tyre, është pasur parasysh që gënjeshtra doli hapur. Sektetari i Përgjithshëm tha se nuk punonin serverat. Është bashkëpunëtor ai. Pikërisht, prokurori në një vend që ka marrë, i ka kërkuar Këshillit të Ministrave, t’i jepeshin serverat. Kryeministri Sali Berisha, i tha serveat janë gati, mund të vini t’i merrni, çka do të thotë se punonin serverat. Në momentin që serverat ende ishin të rregullt, ai tha hajde i merrni. Gjatë natës, ata i morën dhe i fshinë. Dumani është futur në mbështetjen të Alfred Shehut dhe janë bërë dy prokurorë. Ai ishte në SHBA dhe besoj se ka sjellë material për 21 janarin." - u shpreh avokati i njohur. 

2 Komente

  1. M
    Munika

    Provat e krimit berishist jane te gjitha ketu e s'ka nevoje ti marrin nga SHBA. Mendoj se eshte I mjafte fakti qe menjehere pas krimit u fshine kamerat e institucionit. Kjo verteton se krimi u be me paramendim. Thellimi ne cic mice te tjera eshte tentative per ta komplikuar sa me shume problemin e per te varrosur te verteten. Dhe, kjo drejtesi e pjerdhur, sic e varrosi per kaq shume vite, po perpiqet ta varros perfundimisht. Ai perben krim shteteror, tipik shpellar berishist dhe me logjiken kriminale te shpellarit, Rama duhej te vriste cdo jave nga nje demokrat qe thyente e coptonte dyert e kryeministrise, gjate protestave berushiste.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      O avokat orurdhrin per hapjen e hetimeve qe ta çonte ne burg dhe jo provat se provat jane ne Shqiperi dhe duhet te denohen .por dumani tani u kujtua sepse e di qe e ka mbrojtur saliun .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje