Tjetërsimi i tokave në Gjirin e Lalzit/ GJKKO lë në burg “Rrumin e Shijakut” dhe vëllain e tij

30 Tetor 2025, 15:30Kronika TEMA
Tjetërsimi i tokave në Gjirin e Lalzit/ GJKKO lë në burg

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën "arrest me burg" në mungesë për Aleksandër Lahon, Rrumin, për vëllain e tij Vullnet Muça dhe shtetasin Vlash Brahja të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në tjetërsimin e tokave ne Gjirin e Lalzit.

Para trupës gjykuese të Apelit të GJKKO-së doli gjithashtu Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, për të cilin po ashtu u la në fuqi masa e arrestit me burg.

Enea Kume dyshohet se ka qenë i përfshirë në rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut, ngjarje e ndodhur në vitin 2021 në Durrës, në bashkëpunim me Aldo Avdylin.

 

1 Komente

  1. P
    Populli

    Mos I gezofshin vilat e Lalezit politikane, gjyqtare qe kane " blere" tokat e zhvatura nga keta kriminele!!! Oborret e vilave i befshin varre se i kane ngritur ato vila me gjakun e popullit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje