Aishe Haklaj, 12 orë dëshmi në SPAK për vrasjet e Tropojës: Kemi besim tek SPAK

28 Prill 2023, 20:09Kronika TEMA

Aishe Haklaj, 12 orë dëshmi në SPAK për vrasjet e

Pas më shumë se 12 orësh në SPAK, motra e Haklajve, Aisha Haklaj tha se familja e saj ka ende besim në SPAK.

Në një deklaratë për mediat pas dëshmisë në Prokurori, ajo theksoi se detajet të mëtejshme do të japë avokati Idajet Beqiri, ndërsa refuzoi të tregoj se çfarë tha para autoriteteve të drejtësisë.

Haklaj tha se nuk  është në dijeni nëse në pyetje do të merren dhe pjesëtarët e familjes.

“Besimi ynë është te SPAK. Nuk mund të them më shumë. Ndoshta në vijëmësi avokati do u japë sqarime. Respekt pa fund për mediat. Keni qenë pushteti i vetëm që kemi besuar. Nuk e di a do pyeten pjesëtarë të tjerë të familjes”-tha ajo.

Prej orës 8 të mëngjesit, Aishe Haklaj dëshmoi në SPAK për kallëzimin që ka bërë për Sali Berishën dhe 14 persona të tjerë që sipas saj kanë marrë pjesë në ekzekutimin e katër vëllezërve të saj. Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzues për këtë padi.

5 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    ti ke besim te aspaku,po ashtu edhe sali krimineli ka besim se nuk do e preki njeri se nuk ka fakte.....dhe si tha krimineli po me gjeten fakte per korrupsion,une iki ne shtepi.....

    Përgjigjjuni
    1. t
      tropojani bythqir

      Cfare thote terroristi sali berisha per keto sqarime qe beri zonja ne SPAK ju ka afruar litari maskarait vetem burgu e pret nuk ka nga te shkoj

      Përgjigjjuni
      1. D
        Destani

        Me gjith deshperimin që keni, bashkohemi dhe ne, kur dëgjojmë mbi faktet që janë bërë mal për prokurorinë por që nuk kanë këllqe. Kjo prokurori dhe drejtësi në përgjithësi, janë të mbushur dhe emëruar me dilitantë, ca me kurs plepash e ca si kamikazë të atyre që i emëruan. Shikoni çfar u bë me Llallën, shikoni çfar u bë me monikën, ku faktet janë të pakundërshtueshme, por i shoqi, akoma më i korruptuar, thotë se; çudia më e madhe vetëm tre dit zgjat. Këta ja kanë dhënë njëri tjetrit, të drejtën për të sharë dhe akuzuar, duke bërë se të dyja palët kërkojnë drejtësi. Gënjeshtër që për 32 vite e kemi parë se kurrë, as berisha, as i biri, as meta/j, as monika e as rama po të doni, kanë imunitetin që i bashkon në këtë korrupsionin që shum njerëz, do donin ti shikonin para drejtësisë. A e dini ju zonjë kush e përbën SPAK, a e keni parë kur mbarojnë mandatet se si qarkullon emri dhe karrika e kryetarit, po këta janë, po këta emërohen. Ju thoni se keni besim, tek kush, tek ai që është emëruar nga këta që përmënda, jo, më vjen keq gabohesh. Edhe pse jan larguar, ata akoma punojnë, argëtojnë, japin direktiva njëri tjetrit, dekonspirojnë në hetimet që bëjnë, sepse Llalla, zaganjori, zeqinea, gjini, i japin monikës, të vazhdojë të bëjë botoksin e rradhës. Vështirë për ta besuar, jo për t’ju dekorajuar, por dhe këto fakte janë që, kraja për katër vite, asgjë dhe askënd, nuk hetoj mbi këto denoncime të 32 viteve, dhe sot, është prap në atë prokurori, ky që e zëvëndësoi, citon dhe kurajon indirekt të lartëpërmëndurit, se nuk ka fakte për një procedim, kështu që, vet këta, kanë rënë dakord, që të rrinë në atë karrike mandatin që ua jep ligja. Ajo prokurori, është me emër të madh, por me hapësirë të vogël për vepruar, sepse urdhëruesit dhe punëdhënësit e tyre, janë të fortë ekonomikisht dhe ligjërisht. Zoti të ndifmohte në hallin që ju vuani kaq vite.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lorandi Pejo.

          Destani....ke bere nje pershkrim real ashtu siç ka ndodhur dhe po ndodh sepse keta qe te gjithe kane mbrojtjen e njeri tjetrit te veshur me imunitet...jo ky spak qe ska kellqe ti veje keta prapa hekurave se ka boll fakte per vrasje dhe hajdutlleqe te shifrave kolosale...por kam frike se edhe vete Amerika qe ka investuar aq e aq ska çben...mjere populli qe i ka si shushunja ne qafe.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lorandi Pejo.

            Destani....ke bere nje pershkrim real ashtu siç ka ndodhur dhe po ndodh sepse keta qe te gjithe kane mbrojtjen e njeri tjetrit te veshur me imunitet...jo ky spak qe ska kellqe ti veje keta prapa hekurave se ka boll fakte per vrasje dhe hajdutlleqe te shifrave kolosale...por kam frike se edhe vete Amerika qe ka investuar aq e aq ska çben...mjere populli qe i ka si shushunja ne qafe.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje