Aksident horror në Greqi: Makina me targa shqiptare përfundon poshtë kamionit, 5 të vdekur

18 Korrik 2023, 20:10Kronika TEMA

Aksident horror në Greqi: Makina me targa shqiptare përfundon

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të marte në qytetin Edessa, në veri të Greqisë.

Sipas asaj që shkruan Protothema, një makinë në të cilën udhëtonin 5 shqiptarë u përplas më një kamion, duke gjetur vdekjen të gjithë.

Shoferi i makinës, gjithnjë sipas të dhënave të para të medias greke, dyshohet se humbi kontrollin dhe përfundoi në anën e kundërt të rrugës, duke u përplasur me kamionin që vinte përballë.

Identiteti i viktimave nuk dihen ende.

Nga ngjarja mësohet se i plagosur ka mbetur edhe shoferi i kamionit, i cili ndodhet në spital.

Për nxjerrjen e viktimave nga mjeti në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse. Në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

2 Komente

  1. V
    Vera

    Se pari ngushellime te aferme te te ndierve. Se dyti ‘horror’ eshte fjale e huaj - anglisht ne kete rast qe perkthehet i tmerrshem. Paditurija nuk eshte turp. Nese nuk dini, hapni librat dhe mesoni shqip. Dhe nese keni bere pak shkolle dhe s’i keni hapur librat jeni pra drejt rikthimit te majmuni. Do te endeni rrugeve si fshatare qe qelbeni injorance ose e shumta si qyretare te klasit te dyte

    Përgjigjjuni
    1. N
      Ne mbyten injorantet

      Je me se e sakte Vera!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje