Aksident i rëndë në Levan, 2 të vdekur dhe 4 të plagosur

9 Qershor 2022, 20:52Kronika TEMA

Aksident i rëndë në Levan, 2 të vdekur dhe 4 të

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin Levan – Tepelenë, pranë fshatit Buzëmadh.

Burime paraprake flasin për 2 viktima dhe 4 të plagosur.

Rrethanat janë ende të paqarta, por dihet se 2 automjete janë përlasur me njëri – tjetrin.

Zjarrfikësja, policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.

Lini një Përgjigje