Aksident i rëndë në Levan, një i vdekur dhe katër të plagosur

6 Gusht 2025, 11:50Kronika TEMA
Aksident i rëndë në Levan, një i vdekur dhe katër

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në mbikalimin e Levanit, ku dy automjete, një Volkswagen Passat dhe një Skoda Fabia, janë përplasur me forcë.

Si pasojë e goditjes, një nga mjetet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor. Nga aksidenti janë plagosur katër persona, ndërsa një prej tyre ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti të rëndë me pasoja fatale për jetën.

 

1 Komente

  1. S
    Sass

    Kafshet duan te sigurijne vend ne varreza, po ikin njerezit nga mendjemadhesia kushe iken me shpejt

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje