VIDEO/ Kthyen dy apartamente në “fole” prostitucioni, në pranga pronari dhe dy shtetase kineze në Durrës

6 Gusht 2025, 11:00Kronika TEMA
VIDEO/ Kthyen dy apartamente në “fole” prostitucioni, në

Policia e Durrësit ka shkatërruar një tjetër rrjet prostitucioni në qytetin bregdetar, duke vënë në pranga dy shtetase kineze dhe proceduar 5 shqiptarë.

Si rezultat i operacionit “Storm 5”, në lagjen nr. 13, Durrës, u arrestuan shtetaset kineze D. Sh., 54 vjeçe dhe S. Y., 40 vjeçe. Këto shtetase kishin marrë 2 banesa me qira ku ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm.

Gjithashtu, u arrestua shtetasi S. M., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi kishte dhënë apartamentet me qira, pa kontrata, dhe i kishte përshtatur ato për shfrytëzim të prostitucionit.

Më tej, në kuadër të operacionit, u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, 2 shtetase kineze dhe 5 shtetas shqiptarë.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash, celularë, karta krediti, etj.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet, pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, e cila dyshohet se e ka qendrën jashtë vendit, pasi rezultoi se telefonatat kryheshin nëpërmjet call center-it.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

2 Komente

  1. E
    Erdogan

    Hajde operacion policor hajde! Nje shtetase kineze 54 vjece akuzohet dhe arestohet per prostitucion!!!! hahahahahaa, cfare suksesi policesk. Rezik ajo jepte para per te bere pak qejf e shkreta dhe policia e areston! Pidh te somes ku kemi arritur.Turp per faqe te zeze.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Legalizo

      Legalizo prostitutionin dhe mbarone kjo pune Bollé me hipkorizi.....me legalizim meri taksat kontroll shendetsore i siguron jeten prostitutes dhe nuk ka me krime. Hashish dhe prostitutionin duhet legalizuar mos te kujtohemi ne funde kurce Kane bere te gjithe . Ne New York te mbyste hashishin mos jemi me demokrat se ata ? .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje