
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës Çeranecit që të lidh me fshatin Gjoricë.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca dhe një zjarrfikëse. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa paraprakisht raportohet për dy të vdekur dhe tre të plagosur.
Viktimat nuk janë identifikuar ende, ndërsa policia po punon per zbardhjen e rrethanave te ketij aksidenti te rende.
Dy dje, dy sot. Ato dronet Bajraktar i morren keta apo do vijne kur te inagurohet xhamia?
Ca' hyjn dronet ktu me aksidentit,,,per ca i do dronet tja bosh dhurat mamit,,,