Aksident i rëndë në Rubik, humbin jetën 2 të rinj

20 Gusht 2022, 09:07Kronika TEMA

Aksident i rëndë në Rubik, humbin jetën 2 të rinj

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës ka ndodhur një aksident i rëndë në Rubik, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, ku kanë humbur jetën 2 persona.

Sipas policisë, shoferi me iniciale, M.B ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Si pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit M.Ç. 31 vjeç, dhe D.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi M.B. 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje