Një përgjigje me shifra për dashnorët e krimit, Berisha dhe Meta

19 Gusht 2022, 10:20Kronika TEMA

Një përgjigje me shifra për dashnorët e krimit, Berisha dhe

Nga Altin Ketro

“Mirë kali që na ngordhi, po s’të lënë rehat as mizat!” Kjo, në fakt, është një shprehje popullore që figurativisht i shkon situatës së aktualitetit politik, shprehje e cila, fjalë për fjalë, përkthehet: Mirë gjykata që nxjerr nga burgu pjesëtarë të krimit të arrestuar nga policia, por s’të lë rehat as opozita që mezi pret ngjarje të tilla për të bërë tabelë qitje Policinë e Shtetit.

Nuk ka bërë vaki të ndodhi një vrasje që Berisha e Meta sot, e Basha dje, bashkë me gjithë shpurat që i rrethojnë, të mos kenë të njëjtin refren: “Policia e Shtetit është aleate e krimit”; “Policia e Shtetit mbledh vetëm gëzhojat”; “Policia e Shtetit është paaftë”; Policia e Shtetit është kështu e ashtu, pra një mijë të zeza sipas tyre, e asgjë të bardhë.

Po pse more nuk kërkoni së pari zbulimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes kriminale dhe dënimin më të ashpër ligjor për ta, por direkt lëshoni nga goja shigjeta të helmatisura kundër Policisë së Shtetit duke e bërë atë palë më krimin?!

Sigurisht që krimi do marrë hov, jo kur ka aleat policinë siç deklarohen paturpësisht krerët opozitarë, por sepse gjen aleatë pikërisht në opozitën shqiptare e cila përpiqet të dekurajoj deri në palcë këtë polici.

Thoni një fjalë të mirë, qoftë edhe për hipokrizi, kur për shembull policia zbulon një bazë me arsenal armësh që do përdoreshin në ngjarje kriminale, apo kur përpara disa ditësh arrestoi në flagrancë një trafikant minash me telekomandë.

Sigurisht, kur Policia ka sukses në luftën e saj kundër krimit, ky përbën lajm të keq për opozitën. Sa kohë që asnjë prej përfaqësuesve të saj nuk thotë: Ju lumtë!, kuptohet vetvetiu që janë bërë vrer për këto zbulime krimesh që kanë parandaluar ngjarje të rënda.

Lajme të mira për opozitën janë kur ndodhin ngjarje kriminale, sepse si ato hienat që ndjejnë erën e gjakut të presë, ashtu edhe atyre u rritet adrenalina për t’iu turrur Policisë së Shtetit, me qëllim që t’ia ulin autoritetin në popull, po edhe tek grupet kriminale.

Për ta kuptuar qartësisht publiku se çfarë përfaqësojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta, po sjell një statistikë krahasuese të 2 dekadave të fundit, kur kjo dyshe kanë qenë kryeministra, veç e veç po dhe së bashku.

Periudha e qeverisë “Meta”

Viti 2000 me 275 të vrarë 

Viti 2001 me 208 të vrarë

Gjithsej 483 të vrarë. 

Periudha e qeverisë “Majko”

Viti 2002 me 179 të vrarë. 

Periudha e qeverisë “Nano 2”

Viti 2003 me 144 të vrarë 

Viti 2004 me 119 të vrarë 

Viti 2005 me 131 të vrarë

Gjithsej 394 të vrarë.

Periudha e qeverisë “Berisha 1” 

Viti 2006 me 87 të vrarë

Viti 2007 me 103 të vrarë

Viti 2008 me 88 të vrarë

Viti 2009 me 82 të vrarë

Gjithsej 360 të vrarë.

Periudha e qeverisë “Berisha 2 + Meta”

Viti 2010 me 118 të vrarë 

Viti 2011 me 124 të vrarë 

Viti 2012 me 126 të vrarë 

Viti 2013 me 107 të vrarë

Gjithsej 475 të vrarë. 

Periudha e qeverisë “Rama 1 + Meta”

Viti 2014 me 98 të vrarë 

Viti 2015 me 54 të vrarë 

Viti 2016 me 71 të vrarë 

Viti 2017 me 52 të vrarë

Gjithsej 275 të vrarë.

Periudha e qeverisë “Rama 2”

Viti 2018 me 51 të vrarë

Viti 2019 me 63 të vrarë

Viti 2020 me 52 të vrarë

Viti 2021 me 60 të vrarë

Gjithsej 226 të vrarë.

Periudha e qeverisë “Rama 3”

Viti 2022 (7 mujori) me 20 të vrarë.

Duke krahasuar 8 vite të qeverisjes së Sali Berishës, me 8 vite të qeverisjes së Edi Ramës, kemi këtë raport:

Qeverisja e Berishës me 835 të vrarë.

Qeverisja e Ramës me 501 të vrarë

Gjithsej janë 1336 të vrarë.

Pra, në 16 vite qeverisje, 2006 - 2021, të vrarët e periudhës “Berisha” zënë 62.5 për qind të totalit, kurse të vrarët e periudhës “Rama” zënë 37.5 për qind të totalit, me një ulje të vrasjeve prej 40 për qind në favor të periudhës “Rama”

Ku e shohin Berisha - Meta rritjet e kriminalitetit gjatë qeverisjes së Ramës në raport me qeverisjet e tyre?! Në asnjë vit të qeverisjes “Rama” nuk ka pasur numra tre shifrorë të vrarësh, ndërkohë që në qeverisjen “Berisha” kemi 5 vite me numra të tillë.

Natyrisht, nuk është për t’u gëzuar as kur vrasjet janë dy shifrore, por për efekt krahasimi jemi të detyruar ta bëjmë këtë ballafaqim faktesh për të treguar se realiteti në Shqipëri është shumë më i mirë në raport me atë çfarë thotë opozita.

Kush ka sy të shohë dhe mendje të kuptojë, le t’i ketë përpara syve këto shifra kokëforta dhe sa herë dyshja Berisha - Meta të përpiqet të njollosë punën e palodhur dhe vetëmohuese të Policisë së Shtetit, t’ua përplasin në fytyrë, e cila, gjithsesi, as do iu skuqet e as do iu nxihet.

Si përfundim, nuk mund të lë pa përmendur se gjatë viteve 2006 - 2013, ishin me pikatore emisionet televizive me tematikë specifike kriminalitetin, ndonëse shifrat kanë qenë shumë herë më të larta. Kurse gjatë viteve 2014 - 2022, kemi jo vetëm emisione në dhjetëra televizone, kombëtare e lokale, që fokusohen enkas tek krimi, por është arritur t’i analizojnë deri në detaje dinamikat e ngjarjes bile edhe me prezencë të përfaqësuesve të policisë në studio.

Kjo krijon në publik një perceptim të rremë sikur situata e kriminalitetit është zi e më zi në raport me të shkuarën. Duke e “bombarduar” publikun me tema të tilla, shto këtu edhe punën pa orar të qindra portaleve dhe rrjeteve sociale online, domosdo që do të marrësh perceptim negativ e cila më pas shoqërohet me agjitacion opozitar për të braktisur Shqipërinë si një vend pa siguri jete.

Shpresoj se statistikat që solla më sipër, do të ndihmojnë sadopak që ky perceptim i gabuar të ndryshojë e bashkë me të dhe i atyre që kanë rënë preh e propagandës së dashnorëve të krimit: Berisha dhe Meta.

9 Komente

  1. D
    Dy Managere-t e Krimit ne Shqiperi

    Kta jane Dy Kapobandat e Krimit te Organizuar ne Shqiperi ,jane Porositetsit e Vrasjeve me Pagese te disa jovetem Figurave VIP qe ala sot nuk ka asnji Hetim apo zbulim te autoreve te Krimeve ,qe nga Remzi Hoxha / Bankieri Shanto / Deputeti Socialist i Kurjani / Komunari Kukesit /Dritan Prifti /Andrea Stefani / Gramoz Pashko / Sokol Olldashi / Gjyqtari S.Konomi -dhe e gjithe kjo sepse kta Dy Sheiket e Krimit Politike , nqs dikur kishin ne krye te Prokurorise Pergjitheshme Llallen te cilin e transeruan ne "Vend te Sigurt "ne Itali (nen kujdesin e Mjekeve nga ndonji Helmim i mundshem ) e sot kan Arben Krajen i cili ka dal hapur ,se nuk deshiron te hetoje asnji nga te Dy sepse i ka miq te Familjes e kombshi ne Lalz dhe ndajne te njejten Corb cdo nate bashke.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dardan

      Shume i sakte. Policia vertet ka zbuluar vazhdimisht baz me arsenal armësh që do përdoreshin në ngjarje kriminale, por nuk ka zbuluar se parate qe blihen keto arme i disponojne Perbindeshi i Vicidolit, Doktor Sali Mortja dhe Hajduti i Kerrabes, Ilir Floriri.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vezhguesi

      Situata eshte e rende dhe nuk ka sens te behen krahasime te tilla.Gjithsesi opinionin dhe situaten jo te mire e rendojne apo e bejne te duket me e keqe sec eshte opinioniste te tipit,Fevziu,Rakipi,Peka,Lubonja Zheji,Bushati,Shkullaku etj.Te mos harrojme dhe kronikanet Artan Hoxha,Klodiana Lala etj.qe te dhenat qe prezantojne tregojne jo merakun per rendin dhe krimin por delirancen e tyre ne publik qe shikoni o popull se cfare informacionit kemi ne dhe policia eshte e pazonja per te vepruar.Mos valle keta jane seksere te krimit dhe jane perfitues te tyre,qofte dhe mediatikisht! Nje keshille per ta dhe institucionet,beni denoncimet me faktet qe thoni se dispononi.Institucionet te jene serioze me ta dhe ne fund te fundit t'i detyrojne me force per ato qe deklarojne si fakte per krimin dhe grupet kriminale.Ne te kundert ketu cdo gje eshte e piste dhe kriminale dhe keta jane kasnece te krimit.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatosi-kosove

        Keto jane fakte qe çdo shqiptar duhet te turperohen kur shef, e sali berisha si çdo her do krenohet per vrasjet e veta sepse siq e tha edhe pak dite me pare i vrava se donin tma merrnin pushtetin, edhe Olldashin e veau se deshi tia merr pushtetin kurse sot i biri i tij del ne krah te vrasesit,sali berishes pra! I lumt edhe tbijes se azemit i lumt pasi vetem dy vite me pare berisha e quante lavire sepse nuk dorezoi mandatin e deputetit kurse i vllau i shkon pas po vrasesit te babait qe dikur e quante hajn pulash e spiun serb,edhe e bija e azemit tash po i shkon pas sikur ska ndodhur asgje, poashtu meta qe u akuza me vidéo e za nga ish ministri Prifti per 720 000 dollar sot nuk jeton dhe te gjitha faktet flasin se ate e vrau meta por prap krimineli krenohet, sidoqofte duhet te kemi me shume gazetat e qytetar qe i kujton dyshes kriminele se kriminel ishit dhe kriminel jeni ju dhe gjithe ata qe ju vijne pas.

        Përgjigjjuni
        1. Çekiçi

          Kriminelet vrasesit dhe hajnat më te mëdhej te keti populli janë SALI BERISHIÇI dhe ILIR HAJNI dhe SPIUNI

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mato

            Z. Ketro! Shifrat qe sillni ju, nuk i hyjne ne pune Saliut dhe Metes! Ata shqetesohen kur policia zbulon dhe sekuestron arsenale me armatim re cfardolloji, mbasi keto jane municion qe do te perdoren ne revolucionin e armatosur kunder qeverise, tani se shpejti! I nderuar gazetar, nuk keni permendur 3000-4000 te vraret e vitit 1977-1978 e me pas, se me keto plotesohet tabela e vrasjeve te Sali Berishes dhe Ilir Metes!

            Përgjigjjuni
            1. B
              BABO

              O Mato! 1997-1998...

              Përgjigjjuni
            2. N
              Naim Frasheri

              Saliu ju Vrau Baballaret dhe ju Shkerdheu Nonat, Djemt Hajdara e Olldasha ,prap me Saliun, kjo verteton thenien , Qijua Nonat te te thone Baba,

              Përgjigjjuni
              1. I
                Iso

                Nje dicka me beri pershtypje te keto te dhena! Kur ka qene sali vuku ne pushtet dihet qe krimi ka qene ne nivel te larte por kur kane qeverisur me like floririn si saliu dhe Rama eshte rritur numri i vrasjeve,gje qe verteton deshmite e Dumanit se like kryemadhi eshte porosites vrasjesh

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje