Çfarë e lidh atentatin me dy të vrarë në Vlorë me masakrën e Fushë Krujës

18 Gusht 2022, 14:03Kronika TEMA

Çfarë e lidh atentatin me dy të vrarë në Vlorë

Vijon të mbetet e njëjtë skema e vrasjeve në ngjarjet e bujshme kriminale. Edhe sot në Vlorë u eliminuan fizikisht Shpati Lena, 37-vjeç dhe Hakim Xhezo, 34 vjeç. Ashtu si në ngjarje të shumta, edhe në këtë atentat autorët përdorën një makinë të vjedhur, kryen atentatin dhe më pas dogjën makinën e krimit.

Ngjarja e sotme ka ngjashmëri të madhe me të gjithë kronologjinë e masakrës së Fushë Krujës, më 17 Korrik, ku u vranë Brilant Martinaj, dhe dy shokët e tij, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Si në ngjarjen e sotme, po ashtu edhe në atë te mbikalimi në Fushë-Krujë, atentatet u kryen në një zonë, ku nuk ka biznese dhe kamera sigurie pranë, në një aks rrugor, ku mund të kryenin të qetë vrasjet.

Po ashtu në të dy atentatet autorët kanë ditur çdo lëvizje të viktimave të tyre dhe kanë gjetur momentin ku ata kanë qenë të shkujdesur për t’i eliminuar. Në të dy atentatet makinat e autorëve kanë ndjekur atë të viktimave kanë zgjedhur kohën e duhur dhe pa dalë nga makina kanë hapur zjarr në mënyrë paralele duke mos u lejuar asnjë mundësi reagimi apo kundërpërgjigje.

Edhe pse është qëlluar me breshëri kallashnikovi, një armë e rëndë luftarake, autorët kanë pasur precizion në qitjet e tyre dhe duket se janë të stërvitur mirë pasi në pak sekonda në të dy rastet kanë eliminuar objektivat e tyre.

Në të dyja atentatet pas ngjarjes, u gjet automjeti i djegur i autorëve dhe armët, më të cilat u kryen qitjet. Për të dyja atentatet pista kryesore e hetimeve është larja e hesapeve dhe hakmarrja.

Dyshohet se në të dy atentatet janë përdorur vrasës me pagesë, por ende nuk dihet nëse dy vrasjet mund të jenë kryer nga e njëjta dorë. Edhe në masakrën e Fushë Krujës po ashtu edhe në atë të Vlorës, ishin tre autorë, një i ulur pas, një i ulur si pasagjer para dhe shoferi. Skema dhe faktet duken të njëjta.

8 Komente

  1. b
    bini

    po i vret shteti me undercover

    Përgjigjjuni
    1. P
      Peti pi vërteti

      E saktë, shteti po i eliminon dy e nga dy................ . Duke qenë se drejtësia është e korruptuar, GRUPI SPECIAL, ku bëjnë pjesë dhe marinsa amerikanë, po bën punën e ngarkuar....................... Kush e ka radhën.........?.............? ....... Dëgjoni lajmet nesër........

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bledi

        O Koqe "bini", po te ishte pune shteti, do te vriteshin Perbindeshi i Vicidolit dhe Ujku i Cepanit...

        Përgjigjjuni
      2. K
        Këshilltari Presidentit BEGAJ

        Biznesi te të rinjtë, në mes të rinjëve duhet të jetë 100 %i sigurt dhe fitimprurës, ndryshe déception bëhet shkak i ngjarjeve të rënda ku grupe rivale kanë në shënjestër këtë rast flagrant që doli huq ku larje hesapesh, prishje pazari, ose dëm kolosal., paguhet cash. Ndryshimi qeveris dhe grupeve private është i lehtë për tu kuptuar pasi te qeveria dëmi paguhet nga pensionistët dhe taksat doganore ndërsa te grup moshat që i kanë buzët me qumësht kalojn vetëvetiu në ekstrem.

        Përgjigjjuni
        1. U
          Unè

          Këta nuk i ka vrarë krimi, as hakmarrja ,por vetja e tyre. Te vdekur ishin qëkur vranë djemtè , apo vëllezërit e dikujt tjetèr. Këtè duhet tè kuptojè cdokush që nxjerr armën për tè vrarë. Ligji i pashkruar : po vrave do të vritesh. Në mos sot , nesèr. Në mos ti sot ,yt vëlla, apo yt bir nesèr.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alb

            Keta jan grup policash sdo mend ose komando grupi martinajt ka pas luft te hapur me uniformen e shtetit kan vra dhe tentuar jo 1 po 4 polic dhe nje komando.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Moisi Golemi

              Në të dyja ngjarjet, atentatorët kanë pirë ujë, të paktën tre ditë para atentatit. Hajde analizë, hajde!!!

              Përgjigjjuni
              1. E
                E rende, posì

                Qysh kur kalashnikovi na kondiderohet arme e rende? Apo keshtu eshte kur artikujt i bejne çilimijte e paditur.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje