Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Fushë Milot, plagoset njëri prej shoferëve

3 Gusht 2025, 09:40Kronika TEMA
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Fushë Milot, plagoset

Një aksident ku janë përfshirë tre automjete është shënuar në orët e para të mëngjesit të së dielës në aksin rrugor Lezhë–Fushë Milot, pranë kryqëzimit të Treshit.

Si pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej drejtuesve, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

“Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Lezhë–Fushë Milot, te kryqëzimi i Treshit, janë përplasur tre automjete.

Si pasojë e përplasjes është plagosur njëri prej drejtuesve të automjeteve, konkretisht shtetasi R. N., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë. 

 

Lini një Përgjigje