Plagosi nënën disa herë me thikë, 50-vjeçarja drejtoreshë shkolle

2 Gusht 2025, 19:06Kronika TEMA
Plagosi nënën disa herë me thikë, 50-vjeçarja

Një plagosje është regjistruar këtë të shtunë në Maqellarë të Dibrës, teksa detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë. I biri 26-vjeçar Itles Sula ka plagosur nënën e tij disa herë me thikë, duke e dëmtuar rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre dhe e plagosura me iniciale N. S., është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.

Raportohet se 50-vjeçarja është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest.

Itles Sula mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se ai përballej prej kohësh me shenja të depresionit.

Lini një Përgjigje