Aksident në aksin Fier-Roskovec, 6 persona të plagosur

15 Nëntor 2025, 10:02Kronika TEMA
Aksident në aksin Fier-Roskovec, 6 persona të plagosur

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Roskovec, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Verbasit.

Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe 4 pasagjerët që udhëtonin me ta.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Lini një Përgjigje