Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Skënderbeu”, në Golem. Një 19-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur për vdekje një këmbësore, 56 vjeçe.
“Rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem, shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh. Sh., 56 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, 56 vjeçarja ka ndërruar jetë”, njoftoi Policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Heu! Nga lagështira thotë. Sa shpejt e bëre analizën e ekspertit ore gazetar!
Nuk humbet kontrolli i makinës nga lagështia në rrugë, por nga pakujdesia e shoferit që duhet të përshtasë shpejtësinë e drejtimit me kushtet e rrugës dhe gjendjes teknike të mjetit. Ky njoftim duket sikur eshte bërë për të përgatitur shfajësimin e 19-vjeçarit që sot ka marrë një jetë njeriu. Uroj që përmbajtja e këtij njoftimi të turpshëm të jetë nga padituria e policit që e ka hartuar. Uroj të mos jetë e qëllimshme për të mbrojtur vrasësin.
Po pa tjeter ky zagari 19 vjeq paguan siguracion 250 mije leke ne vit dhedel hapet bythesh dhe perplas per vdekje kush i del perpara, bejani siguracionin 5 miljon dhe shikojeni si ec ky rrugaqi. Rraseni ne burg te pakten 20 vjet vrasje me dashje