Ishte në kërkim për kultivim lëndësh narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Tepelenë

26 Tetor 2025, 09:01Kronika TEMA
Ishte në kërkim për kultivim lëndësh narkotike,

Një 44-vjeçar është arrestuar në Tepelenë pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në Kosovë për kultivim të lëndëve narkotike.

Ndaj Nelson Shehut, Gjykata Themelore e Gjakovës kishte caktuar në shkurt të këtij viti masën e sigurisë "arrest në burg" për veprën penale kultivim të bimëve narkotike. 

"Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 70”.        

Kapet në Tepelenë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Kosovë, një 44-vjeçar i akuzuar nga Gykata Themelore e Gjakovës, për kultivim të bimëve narkotike.     

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 70”, gjatë të cilit u kap në Tepelenë dhe u vu në pranga shtetasi: N. Sh., 44 vjeç.   

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 06.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".  

Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Kosovë.", njofton policia. 

Lini një Përgjigje