Policia Rrugore intensifikon kontrollet, 77 gjoba në 24 orë në Tiranë! Sekuestrohen edhe 130 monopatina

25 Tetor 2025, 14:43Kronika TEMA
Policia Rrugore intensifikon kontrollet, 77 gjoba në 24 orë në

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit. Gjatë kësaj periudhe blutë bëjnë me dije se janë vendosur 77 gjoba për shkelje të Kodit rrugor, mes tyre parakalime të gabuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo përdorim telefoni gjatë drejtimit.

Ndërkohë gjatë këtyre kontrolleve ata bëjnë me dije se kanë sekuestruar 130 monopatina/motomjete elektrike. Pavarësisht vendimit për t’i ndaluar monopatinat përkohësisht, në rrugët e Tiranës, monopatinat vijojnë të qarkullojnë.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset kryesore urbane dhe interurbane, me qëllim parandalimin e shkeljeve që përbëjnë rrezik potencial për aksidente rrugore dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar dhe ndëshkuar drejtues mjetesh që kanë kryer shkelje të ndryshme si:

kalim të menjëhershëm nga një karrexhatë në tjetrën;

parakalime të gabuara me fushëpamje të kufizuar;

drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

përdorim telefoni gjatë drejtimit të automjetit;

mosrespektim të vendkalimeve për këmbësorët.

Për këto shkelje, janë vendosur 77 masa administrative, ndërsa kontrollet po vijojnë çdo ditë në pika të ndryshme të kryeqytetit, me fokus zonat me fluks të lartë qarkullimi.

Në zbatim të planit të masave për rritjen e sigurisë në përdorimin e monopatinave elektrike, është dhënë prioritet kontrolleve për drejtuesit e këtyre mjeteve, me qëllim garantimin e lëvizjes së sigurt dhe respektimin e rregullave të qarkullimit. Përgjatë 24-orëve janë sekuestruar 130 monopatina/motomjete elektrike.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit, për të shmangur aksidentet dhe për të garantuar një qarkullim sa më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

 

1 Komente

  1. M
    Malua

    Po e kemi te qarte fare ju vejn gjoba ca fakirave si puna ime,me makina pune e atyre me makina te shtenjta jo gjoba qe su vejn,por her mbas her pranojne e shpulla “sistematikisht”!Nejse,personalisht nuk kan faj,faji eshte i drejtimit dhe i llumhanes qe eshte katandisur Tirana!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje