Policia e Lezhës ka arrestuar një 24-vjeçar, i dyshuar për vjedhjen e bizhuterive me vlerë rreth 300,000 lekë, në një banesë në Ishull Shëngjin.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi M. M., 24 vjeç, i cili pas vjedhjes i ka shitur bizhuteritë në një argjendari në Shkodër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë subjekt, policia gjeti dhe sekuestroi bizhuteritë e vjedhura. Në vijim të hetimeve, është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën “Fshehja e të ardhurave”, pronari i argjendarisë, shtetasi E. P., 41 vjeç, banues në Shkodër.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksesorët”.
Vodhi bizhuteri me vlerë rreth 300 000 lekë, në një banesë në Ishull Shëngjin, identifikohet dhe arrestohet 24-vjeçari, banues në këtë fshat.
Gjenden bizhuteritë e vjedhura, të cilat 24-vjeçari i kishte shitur në një argjendari në Shkodër.
Vihet në hetim pronari i argjendarisë.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në banesën e tij, në fshatin Ishull Shëngjin, ishin vjedhur bizhuteri me vlerë të konsiderueshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë identifikuan, kapën dhë vunë në pranga, në kuadër të operacionit “Aksesorët”, autorin e rastit, shtetasin M. M., 24 vjeç, banues në këtë fshat.
Më tej, si rezultat i veprimeve hetimore u zbulua se shtetasi M. M. i kishte shitur bizhuteritë e vjedhura, në një argjendari në Shkodër.
Gjatë kontrollit në këtë subjekt, u gjetën bizhuteritë, ndërsa në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për pronarin e subjektit, shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje