Aksident në Shkodër: Makina përplaset me motorin, një i plagosur

8 Nëntor 2025, 17:17Kronika TEMA
Aksident në Shkodër: Makina përplaset me motorin, një i

Një aksident ka ndodhur në bulevardin “Skenderbeu” në Shkodër, ku një automjet ka përplasur një motomjet, që drejtohej nga një 19-vjeçar.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, 19-vjeçari, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në bulevardin Skenderbeu, automjeti me drejtuese shtetasen A. H., 40 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. L., 19 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. L., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje