Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte ku humbën jetën tre shtetas.
Autoritetet sqarojnë se aksidenti tragjik u regjistrua rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”. Mjeti me drejtues shtetasin Martin Dulaj, banues në Tepelenë, u përplas me mjetin tjetër i cili drejtohej nga 24-vjeçari Klejdi Myftari.
Fatkeqësisht si pasojë e aksidentit humbën jetën dy drejtuesit e mjeteve, pasagjeri Anxhelo Ruçi, ndërkohë mbeti e plagosur 19-vjeçarja e cila ishte pasagjere në mjetin që drejtohej nga Dulaj.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Fatkeqsi per familjet, dhe shume i dhimbshem si lajm. Por per nje gje nuk mmund te mos e lejme pa e thone : jane trimeruar shume shoferet kohet e fundit, nuk po kane me frike nga sanksionet e policise. Kjo sepse shteti po tallet me ca shifra pa llogjike. Dhe cka eshte me e keqja eshte se dhe shume gazetare dhe "analiste" i fshehin te vertetat ne artikujt e tyre, te cilat jane shume qesharake ne statistika. Nuk ka asnje shans qe te rregullohet kjo pune me kete polici dhe media te korruptuar
SHKOFSHIN NE XHENET MYFTARI ME DULAJN ,,,
Te vjen keq per kete fatkeqesi te madhe.U prehshin ne paqe ngushellime familjeve
Keq boll po asht edhe fenomen per te studiuar SE qfare Truri kane shqiptaret QE vrasin veten dhe tjetri pa kurfare arsyeje ....aksidente Ka dhe ndodhin mirpo kane disa arsye te befasishme mirpo ne shqiperi Jane krejt jasht ligjike...