Pronari i Megatek në kërkim nga Policia? Reagon avokati i Dionis Teqjas

31 Dhjetor 2025, 18:33Kronika TEMA
Pronari i Megatek në kërkim nga Policia? Reagon avokati i Dionis

Avokatët e Dionis Teqjas kanë reaguar pas lajmit se ai është shpallur në kërkim.

Përmes një komunikimi zyrtar me mediat, avokati Erind Troka, përfaqësues ligjor i Dionis Teqes, sqaron se Gjykata ka proceduar vetëm me njoftim përmes shpalljes, në kuadër të një çështjeje civile, dhe jo për asnjë situatë që lidhet me kërkim apo procedim penal.

“Bëhet fjalë për çështjen civile me Nr. 1234, datë 10.12.2025, e cila ndjek rrjedhën normale procedurale të gjykimit. Avokati Troka thekson se z. Dionis Teqja është drejtues i disa kompanive të mëdha në vend dhe se kjo procedurë është thjesht një formalitet ligjor, pa asnjë lidhje me shpallje në kërkim apo çështje penale.

Gjithashtu, përfaqësimi ligjor ka informuar zyrtarisht Gjykatën se z. Dionis Teqja ka marrë dijeni për seancën gjyqësore të planifikuar për datën 13.02.2026, ora 13:00, çka përjashton çdo interpretim dashakeq apo spekulativ mbi mungesë komunikimi apo fshehje.

Sipas avokatit Troka, çdo përpjekje për të paraqitur këtë procedurë të zakonshme si një çështje kërkimi apo penaliteti përbën keqinformim serioz të opinionit publik dhe cenim të rëndë të figurës dhe reputacionit të z. Dionis Teqja.

Për këtë arsye, përfaqësimi ligjor njofton se po ndjek hapat e mëtejshëm ligjorë ndaj çdo subjekti apo platforme që përdor këtë çështje për qëllime të tjera, të ndryshme nga informimi i drejtë i publikut, duke shtrembëruar faktet dhe duke dëmtuar imazhin e klientit të tij” – thuhet në njoftim.

7 Komente

  1. N
    Ndalo Beg se ka hendek, ka SPAK

    Avokat Koqja keshtu fillon kjo pune me nje "formalitet" por ka per te harruar emrin e tij e jo me te babes, Xhebraili do te bej detyren dhe ky robi Teqja pronar i shume kompanive do te tregoj te "verteten dhe vetem te verteten"

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      Turk safi Teqe i quajtur...Dhionisi!? Pafitiresi sunitoshqipfilesish... gezuar ramazonin!

      Përgjigjjuni
    2. P
      Per korrektese

      Kompanite shpesh janë në gjyq per çeshtje civile, demshperblime, shkelje rregullash të Sigurimit Teknik, mosmarreveshje partneresh, etj. Shumë çeshtje zgjidhen jashtë gjykatës me renie dakord per demshperblime. Media shqipetare pa moral shfrytezon rastin per të ndyre njerezit dhe për të marrë klikime.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirana e Re

        Iku edhe njeri

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sic ja ku futur, t'a futen

          "Beje mire beje vete" e paske bere te gjithen keq, ne djall te shkosh

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tirana e vjetër

            U gëzove ti lapanjoz i Tiranës së Re?

            Përgjigjjuni
            1. A
              Asd

              Teqja eshte kokrra e hajdut-legen-mashtruesit, por mesa duket po i vjen ora e ngordhjes.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje