Në prag të festave të fundvitit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin e saj për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e përditshme të të gjithë punonjësve të Sistemit Penitenciar.
Me këtë rast, Qeveria shqiptare ka arritur të bëjë të mundur dhe të garantojë policë sigurimi për 4595 punonjës të sistemit të burgjeve për tre vite. Një mbështetje që garanton mbrojtje shëndetësore dhe financiare për punonjësit dhe familjet e tyre.
Ky sigurim përfaqëson jo vetëm një dhuratë fundviti, por edhe një angazhim të vazhdueshëm për mirëqenien, sigurinë dhe dinjitetin e atyre që shërbejnë çdo ditë në një nga sistemet më sfiduese të vendit.
Lini një Përgjigje