Hetuesi i BKH diplomohet në FBI - Ambasada Amerikane: Bashkëpunojmë me SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

30 Dhjetor 2025, 13:12Kronika TEMA
Hetuesi i BKH diplomohet në FBI - Ambasada Amerikane:

Ambasada Amerikanë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të forcojnë bashkëpunimin me Prokurorinë e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) për t’i dhënë Shqipërisë një të ardhme të sigurtë dhe të begatë.

Ambasada e SHBA ka publikuar ditën e sotme rastin e Eduard Kaloshit, hetuesit të SPAK dhe BKH, i cili është diplomuar këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

“Çuarja përpara e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë fillon me ofrimin e mundësive të trajnimeve të nivelit më të lartë për oficerët më të përkushtuar të Shqipërisë. Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj”, thekson njoftimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë.

2 Komente

  1. J
    Juve

    Ktu te ne bëjnë praktikën kta

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taqift kopertoni

      Epo dikur shkonin në Moskë, tani Amerikë më pas në parajsë,,, Dikur ishin më të privilegjuar e me të ardhme për të gjithë ata që ishin me byronë,tani kush mund të qëndrojë më afër Amerikës, dihet se kush e ka këtë privilegj përsëri janë po ata të njëjtë të dikurshëm... Maskaradë e turpshëm.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje