Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Gjykata e Gjirokastrës lë në burg ukrainasin

29 Korrik 2025, 12:29Kronika TEMA
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Gjykata e Gjirokastrës

Gjykata e Gjirokastrës dha sot masën “arrest në burg” në ngarkim të Vadym Tryfonony, turistit ukrainas që dy ditë më parë, teksa ishte duke udhëtuar me xhipin e tij ‘Mercedez Benz’, u përplas me një fuoristradë “Range Rover”.

Masa e sigurisë u mbajt në Spitalin e Gjirokastrës, ku drejtuesi i huaj ndodhet i shtruar me plagë të shumta pas aksidentit. 

Ngjarja ndodhi në kthesën e Luftinjës, në aksin nacional Memaliaj-Mallakastër, duke shkaktuar fatkeqësisht edhe vdekjen e një fëmije 7-vjeçar që ndodhej në bordin e ‘Range Rover’, i cili drejtohej nga babai i vogëlushit, Blerim Dulaj. Ky i fundit dhe bashkëshortja mbetën të plagosur lehtë, ashtu sikurse edhe dy turistët ukrainas, që udhëtonin në mjetin tjetër.

Prokurorja e çështjes, Aulona Haxhiraj, ka dhënë detajet nga aksidenti bazuar nga ekspertimi i grupit hetimor, ku bën fajtor shtetasin ukrainas, i cili ka konsumuar veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen. Pas kësaj, gjykatësja Entela Selmanaj ka dhënë masën e arrestit me burg pa afat.

Seanca gjyqësore është zhvilluar në Pavionin e Kirurgjisë, në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku shoferi ukrainas ndodhet i shruar me fraktura të shumta në gjymtyrë dhe ruhet me efektivë.

Turisti i arrestuar ukrainas kishte ardhur në Shqipëri për pushime. 

Lini një Përgjigje