Apeli i Gjykatës së Posaçme la në masën “arrest me burg” 3 ish-policët e akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike me Greqinë.
Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruskaj dhe Ervis Alisinanaj do të qëndrojnë në qeli me masën e izolimit, deri në një vendim tjetër, teksa mbeti në fuqi ajo e dhënë nga shkalla e parë e GJKKO-së.
Tre të akuzuarit kishin kërkuar ndryshimin e masave të sigurisë nëpërmjet avokatëve, por ajo u rrëzua sot. I arrestuari Erdit Hazizaj, ish-shef në disa komisariate në vend, ka qenë edhe kandidat i PD së Berishës për bashkine Roskovec, në zgjedhjet e vitit 2023.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 09.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 26 akti, datë 02.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim E.H., Sh.R., dhe E.A., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 17, datë 28.02.2025 dhe Vendimit nr. 28, datë 03.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së mes të tjerash.
Masa ishte dhënë gjatë seancës së 3 marsit të këtij viti nga GJKKO, teksa ishte ankimuar më 2 prill nga të arrestuarit.
Ndaj të dyshuarve rëndojnë akuzat “kultivimi i bimëve narkotike”, “grupi i strukturuar kriminal”. Të akuzuarit kanë 45 ditë kohë për rekurs në Gjykatën e Lartë.
Tre shefat e policisë u pezulluan nga detyra, por vetëm 2 prej tyre janë në pranga, Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje dhe Shkëlzen Ruska, shef krimesh në Himarë. Ndërsa Elvis Dervishi, shef i kufirit në Sarande është në kërkim.
Sipas SPAK policët e inkriminuar kanë përdorur SKY ECC dhe flisnin me grupet kriminale për t’i siguruar mbështetje, për t’i këshilluar e për t’i treguar për aksionet antidrogë, gjatë periudhës 2019-2021.
SPAK zbuloi edhe grupin kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës të cilit i kanë shërbyer policët, por të gjithë janë në kërkim, bashkë me 2 drejtuesit e grupit kriminal në Sarandë, Kristi Qirici dhe Eldjan Allushi. Të tjerë anëtarë në kërkim të grupit, janë Benci Toska, Shkëlzen Kraja, Xhino Nebi, Luiz Bala.
Si e pa besushme kjo kandidat i Salkarit , se ata nuk para njihen per drogaxhinj vetem per vrases .