“Alo policia! Ejani se e vrava” - Ky është shqiptari që tronditi Athinën, mbajti kufomën e gruas një javë në shtëpi

5 Dhjetor 2024, 20:10Kronika TEMA
“Alo policia! Ejani se e vrava” - Ky është shqiptari

39-vjeçari shqiptar që vrau gruan në Athinë është arrestuar nga policia greke.

Personi në foto është pikërisht shqiptari, në momentin e prangosjes në hyrje të pallatit ku banon në lagjen “Ampelokipi” të kryeqytetit grek.

Ka qenë vetë ai që lajmëroi policinë dhe u tha se kishte vrarë gruan, duke i dhënë dhe adresën e banesës.

39-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, e kishte vrarë gruan me çekiç të enjten e kaluar. Për një javë, trupin e pajetë e kishte fshehur në papafingon e banesës.

Siç i deklaroi policisë greke, krimin e bëri për shkaqe xhelozie. Ai u tha hetuesve se në momentin e vrasjes, fëmijët e tyre ishin në shkollë. Por gjatë gjithë javës, të miturit kanë qenë në banesë. Teksa në papafingo i ati kishte fshehur trupin e pajetë të nënës së tyre.

Kur policia shkoi në vendngjarje, në banesë vinte erë e rëndë për shkak të dekompozimit të trupit.

Trupi u gjet në papafingo, siç kishte deklaruar 39-vjeçari shqiptar, së bashku me disa qese të zeza të cilat u morën nga grupi hetimor për ekspertizë.

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve, 9 dhe 12 vjeç.

4 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Citjonezi,a ke i fije cipe te ndjehesh i peshtire qe je dhenderr ne muslimon brother's m'Albanistan!?

    Përgjigjjuni
    1. R
      Ringjallja pellazge

      Shteti duhet te bej cmos qe femijet te mos perfundojne nen kujdesin grek. Nese gjyshrit nuk jetojne ne greqi, femijet te kthehen ne atdhe dhe shteti ti mare ne perkujdesje po te jet se gjushrit nuk perballojne jetesen.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Safi

        Shqipot duhet te bejne cmos qe femijet e tyre mos te ngelin jetime per gjera koti. Femijet tu jipen ne perkujdesje joshqiptarve dhe te edukohen ndjeshmerisht qe te mos behen vrases si prinderit e tyre.

        Përgjigjjuni
      2. j
        jam grekqiri gabel

        E vërteta. Një pyetje : a të ka dhjerë papuja sot në gojë apo akoma?

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje

      Blog Tema