Ankimi i Shoqatës së Gjyqtarëve mbi sigurinë, nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK

2 Shkurt 2026, 19:45Kronika TEMA
Ankimi i Shoqatës së Gjyqtarëve mbi sigurinë, nis rimodelimi

Pas ankimimit të Shoqatës së Gjyqtarëve lidhur me çështjet e sigurisë në gjykata, ka nisur rimodelimi i hyrjes dhe i sistemeve të sigurisë në ambientet e SPAK dhe GJKKO.

Ndërhyrjet kanë për qëllim përmirësimin e kontrollit të hyrjeve dhe të mjeteve të sigurisë për të garantuar mbrojtjen e gjyqtarëve, stafeve dhe qytetarëve që vizitojnë gjykatën.

Ky proces vjen pas shqetësimeve të ngritura nga Shoqata e Gjyqtarëve, e cila kishte apeluar për kushte më të sigurta pune, duke kërkuar rritje të parametrave të mbrojtjes në institucione.

Në një deklaratë më 22 dhjetor 2025 Shoqata e Gjyqtarëve shprehen se kontrolli i personave kryhet nga punonjës të patrajnuar, mungojnë pajisjet e sigurisë, ndarja funksionale e ambienteve dhe personeli i dedikuar për ruajtjen e rendit gjatë seancave gjyqësore.

2 Komente

  1. R
    Refugjati ne pension

    Per cdo gje ankohen por per te bere drejtesi jo nuk ankohen

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lomi

      kot rregulloni se si Caucesku do perfundoni, mbasi jeni katnare te pasurum per 7 breza dhe keni lidhje me krimin!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje