Armë, kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohen babë e bir në Tiranë

26 Janar 2025, 12:04Kronika TEMA
Armë, kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohen

Një 37 vjeçar dhe babai i tij ranë në prangat e policisë së Tiranës pasi në banesë iu gjetën armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Të arrestuarit janë identifikuar si Renaldo dhe Bajram Zajmi. 

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të planit të masave për kapjen e shtetasve në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme,  bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Midnight”. 

Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. Z., 37 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe  B. Z., 65 vjeç, (babai i shtetasit R.Z), për veprën penale ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,  të dy banues në Tiranë.

Në rrugën “Niko Avramo”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin R. Z., në të cilin kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi të dyshuar lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, me peshë totale rreth 36 gramë.

Ndërsa babai i 37-vjeçarit, shtetasi B. Z., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të hedh lëndën narkotike në lavaman dhe  të hedhë nga ballkoni armën e zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

1 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ...popull spiun , kalec ne DNA...LOL...sheh, cte ben shteti kur nuk je politikan apo deputet apo njeriu i Rames....lol

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje