“Armën e kam pasur me vete në çdo sallë gjyqi” - Elvis Shkambi pësoi tronditje psikike pas vrasjes së gjyqtarit: Na fike...

14 Tetor 2025, 20:02Kronika TEMA
“Armën e kam pasur me vete në çdo sallë gjyqi”

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, autori i krimit të rëndë, Elvis Shkambi ka pasur një tronditje të rëndë psikike.

Sipas dosjes hetimore, pasi autori ka dalë në oborr bashkë me xhaxhin e tij, ai i ka dhënë atij çelësat e makinës, duke i kërkuar që të largohej, pasi ai “nuk kishte punë”, por ai nuk u largua dhe ata kanë qëndruar ne oborr derisa janë afruar shërbimet e policisë, te cilëve, sapo do të hynin në ambientet e brendshme të gjykatës, ai u ka thirrur, duke iu treguar se ishte ai personi që kishte qëlluar me armë.

 Xhaxhai i tij, në momentin që ai ka qëlluar në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja, ka qenë pranë tij.

Pasi ai ka shtënë ndaj gjyqtarit, Gjon Shkambi ka qëndruar i shokuar në sallë, pa kryer asnjë veprim.

Ai mban mend që ai ka qenë gjatë tërë kohës i shokuar dhe në gjendje të rënduar psikologjike, duke i thënë: “Na fike!”.

Për sa i përket armës së zjarrit, pistoletës me të cilën ai ka kryer ngjarjen, Elvis Shkambi ka deklaruar se prej rreth 10 vitesh e ka në posedim atë dhe nuk e ka përdorur kurrë, ishte hera e parë qe bënte qitje me këtë armë.

Ai ka qenë edhe herë të tjera me këtë armë në brez, pothuajse në të gjitha seancat gjyqësore që janë zhvilluar dhe që ai ka ndjekur nga afër, si dhe me këtë armë në brez ka qenë edhe në institucionet e tjera ku ai ka shkuar për të kërkuar të drejtën e tij.

Ai ka deklaruar se këtë armë ai e mbante për vetëmbrojtje dhe nuk e ka mbajtur me vete për formë presioni për seancat gjyqësore.

Në momentin që ka qëlluar ndaj gjyqtarit, ka ndjerë urrejtje të madhe ndaj tij për vendimin e padrejtë të dhënë ndaj tyre.

Sipas prokurorisë, referuar dëshmisë, autori është i penduar për të gjithë çfarë ndodhi, pasi nuk “dëshironte të përfundonte kështu, por gjithçka ishte një tronditje e çastit nga ai vendim”.

2 Komente

  1. L
    Larg armeve

    Prandaj s mbahet Arma me vete...Se kushdo ka nje moment dobesie kur ndien nevojen ta perdore qofte ndaj te tjereve qofte ndaj vetes.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niku

      C'vetembrojtje donte ky ne gjykate? Si qenka normale qe tjetri shkon ne gjykate me pistolete ne brez? Nuk e di per Shqiperine, por ketu ku jam une ne gjykata ka postera qe nuk lejohen armet dhe madje duhet te kalosh nga detektori metalik, te heqesh portofola e hekura nga xhepat. Shqiperia eshte si shpirt, mire qe s'futen robte me shpata dhe ne maje te kuajve. - A do te behet ndonjehere Shqiperia o kapedan? - Do te behet kete timin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje