Olsian Çela zbulon skandalin: Prokurorët ankohen nëpër Ambasada për vendimet e Apelit! Gjykata e Lartë i hedh benzinë zjarrit

14 Tetor 2025, 19:42Kronika TEMA
Olsian Çela zbulon skandalin: Prokurorët ankohen nëpër

Kryeprokurori Olsian Çela, gjatë raportimit tek Komisioni i Ligjeve, ka shprehur kritikave ndaj prokurorëve të Shkallës së Parë, teksa u shpreh se ankohen në Ambasada për veprimet e Apelit.

“Kemi arritur në një ditë ku prokurorët vendosin në diskutim atë që vendos Apeli”, tha kryeprokurori Çela. Ai shtoi se, sidomos prokurorët e rinj, “nuk kuptojnë vendin dhe pozicionin e tyre”.

Olsian Çela ngriti shqetësimin se “hierarkia është kthyer me kokë poshtë”, duke theksuar edhe rolin e Gjykatës së Lartë, që sipas tij, i hedh benzinë zjarrit.

“Gjykata e Lartë thotë që ‘prokurori i shkallës së parë mund të ushtrojë rekurs në GJL, në një kohë kur prokurori i Apelit ka hequr dorë nga Apeli’.

Sepse në emër të pavarësisë së prokurorëve, cenohet pavarësia e prokurorit të shkallës së parë nëse prokurori i Apelit apo Prokurorisë së Përgjithshme ushtron detyrën”, shtoi Çela.

Olsian Çela: Sot nuk ka asnjë prokuror në gjendje që të bëjë një analizë 900 e ca dispozitave që ka Kodi i ri, nuk ka kohë

Kemi raste ku prokurorët e shkallës së parë ankohen për vendime të Apelit, kemi arritur në një ditë ku prokurorët vendosin në diskutim atë që vendon Apeli. Bëjnë letër, i drejtohen institucioneve e ambasadave ku ngrenë çështje që kanë të bëjnë me ligjshmërinë e gjykatave te apelit. Është e papranueshme e pa konceptueshme. Kjo ndodh sepse është ngritur një sistem ku prokurorët, sidomos ata të rinj, nuk kuptojnë vendin dhe pozicionin e prokurorit. 

Për t’i hedhur benzinë zjarrit kemi praktikën gjyqësore, vendimi i Gjykatës së Lartë, s’dua të komentoj vendime por ka të bëjë me funksionalitetin e Prokurorisë. Gjykata e Lartë thotë që ‘prokurori i shkallës së parë mund të ushtrojë rekurs në GJL, në një kohë kur prokurori i Apelit ka hequr dorë nga Apeli’.

Sepse në emër të pavarësisë së prokurorëve, cenohet pavarësia e prokurorit të shkallës së parë nëse prokurori i Apelit apo Prokurorisë së Përgjithshme ushtron detyrën. Dhe ju zotëri më thoni “se sa çështje keni përfaqësuar ju në GJL?” 38 çështje. Kemi dy probleme, një gjykatë që i hyn funksionalitetit, organizimit kushtetues të institucionit. Kjo asgjëson rolin që kanë Prokurori i Apelit dhe ai i Prokurorisë së Përgjithshme, sot e kemi kthyer hierarkinë me kokë poshtë.

Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të mbajë qëndrim mbi atë që ka vendosur prokurori i Shkallës së Parë, as të ketë mendimin tim, unë duhet të shkoj dhe të lexoj atë që ka thënë prokurori i Shkallës së Parë. Por mirë ore kur e kemi për të lexuar, pse duhet të shkojë ai?! S’kemi nevojë farë për prokuror, këto janë problemet të keqkuptimit dhe organizimit.

11 Komente

  1. U
    Urra reforma

    Reforma e famshme e ka bere muhabetin ai kembet e dhise. Urime atij qe mburret me te.

    Përgjigjjuni
    1. d
      drejtesia

      Duhen hequr gjithe shkallet e prokurorise,duhet te veprohet me gjykate te larte,prokurori,avokati dhe mjaft! Ca eshte kjo zallamahi,shkalla pare,shkalla dyte,e apelit e gjyzelit! Bjerini shkurt se veç sorollatje ka dhe brryla!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sunitet nuk bejne shtet.....

        Nuk e di se ka ndonje kar me syze qe beson se sunitoshqipfilesit mund te bejne shtet...!?

        Përgjigjjuni
        1. N
          Një përgjigje

          Po ore! Ja është Beleri. Ai nga sunit u në i krishterë dhe pastaj ligjvënës europian. Po udhëzon nga tribuna e Parlamentit Evropian si të bëjë shtet, jo vetëm Greqia por edhe Shqipëria. Hahahahha Do më?

          Përgjigjjuni
        2. Çelo Mezani

          U bë Ulzi fshatari helm pse po ja thoshte ne sy qe keni bere nje gje VK

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salih

            Tani qè, Xhin Xhoni nga I korruptuar deri ne kocke, u bè parlamentar, gjerat do "ndryshojne"...e kam thène dhe do vazhdoj t'a them....muti do bèhet mullar...

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ishprokurir i shkarkuar .

              Ketu ne kete vend eshte bere muti mullar dhe pergjegjes jane te paret prokuroret e me pas gjukatesit , qe te dyja keto institucione jane pergjegjes , qe edhe politika po sidomo 13 - 14 vitet e Sali Berishes e cuan vendin deri ne kete fare derexheje . Kush e ka penguar ket krye prokurorin e shtetit te tenoncone me shpejt kur ka 7 - 8 vite ne ate detyre po pret deri sa ta therrasin antaret e bandes terrorite te Saliut si Strazo , Kaso apo ca hajvane te tjere . Po Dumani nese e kashok te bandes Saliun at'here ik mos e merr persiper ate detyre se populli pret rezultate ne pune . Ne kete vend po nuk u arrestuan nja 10 prokurore qe kane pasur ne dore ceshtje te rendesishme si 97 , 14 Shtator 98 , Gerdecin e 21 Janarin e disa te renda te tjera nuk shtrohet ne pune Spaku .

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pse nuk thua hapur

                Gjykatat e Larte dhe Kushtetuese jane te Vampirit te Viçididolit. Shtet Patatinash me burra te dhjere.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patrioti.

                  Prokurori i përgjithshëm tipërgjigjet pyetieve të Fatmir Xhafës, dhe ti lërë lodrat e fjalëve.

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    kujtimi

                    Po ky prokurori kujt ja thote keto, a thua nuk eshte vete pergjegjes per ato veprime skandaloze te prokuroreve? Perse nuk merr veprime konkrete por na ankohet ne se vartesit e tij bejne veprime skandaloze?

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      LORA

                      Lajm trondites.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje