Arratisje spektakolare në RMV, persona të armatosur rrëmbejnë të burgosurin dhe plagosin një polic, reagon MPB

13 Janar 2023, 11:28Kronika TEMA

Arratisje spektakolare në RMV, persona të armatosur

Një arratisje spektakolare nga burgu ka ndodhur në “Idrizovë” në Maqedoninë e Veriut, gjatë mbrëmjes së djeshme. Ngjarja ka ndodhur gjatë shoqërimit të një të burgosuri të sigurisë së lartë nga burgu në spital.

Policia e burgut u përball me disa persona të armatosur, ku pati të shtëna dhe u plagos një polic, ndërsa i burgosuri u nxorr dhe iku me personat e armatosur, bën të ditur Alsat.

Së fundmi disa detaje ka dhënë edhe Ministria e Punëve të Brendshme:

“Punonjësit e policisë së burgjeve të cilët ndodheshin në një furgon “Ford Transit” të policisë së burgjeve kanë kërkuar ndihmë nga policët e SPB Shkup, pasi, sipas raportimit të tyre, gjatë shoqërimit të të dënuarit B.M nga INP “Idrizovë” në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza”, në autostradë, i dënuari ia ka marrë armën shoferit I.H. (punonjës i policisë së burgjeve), ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur I.H.

Më pas i dënuari është arratisur me një Audi”,  thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Punonjësi i plagosur  është dërguar në Qendrën Emergjente për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë po merren masa për zbardhjen e ngjarjes. 

Lini një Përgjigje