Arrestimi i Jurgis Çyrbjas, gazetari: Mund të ekspozohen ish-ministra, deputetë dhe kryebashkiakë

21 Tetor 2024, 11:11Politika TEMA
Arrestimi i Jurgis Çyrbjas, gazetari: Mund të ekspozohen

Gazetari Adriatik Doçi foli për arrestimin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja mbrëmjen e djeshme.

Ndër të tjera, Doçi bëri paralajmërimin e fortë duke thënë se “Ka sinjale të forta që kolegë e ish-deputetit kanë përdorur aplikacionin Sky dhe mund të ekspozohen në vijim nga SPAK.”


“SPAK po prodhon kauza për opozitën meqë kjo ka pretenduar për kriminalizimin e Parlamentit. Jemi në janë situatë paradoksale. Ndërkohë që SPAK po tërheq fijet e krimit në Parlament, opozita e konsideron SPAK si organizatë kriminale. Besueshmëria e opozitës është me e ulëta.

Arrestimi për dosje e dytë, lidhjen me krimin e organizuar, do të kenë qenë një aksion i befasishëm për Çyrbjen. Ai është marrë në pyetje nga SPAK për shpërdorim detyre. Janë akuza të rënda që parashikojnë disa vite burg.

Kjo dosje mund të ekspozojë personazhe të tjerë të veshur me pushtet. Sipas segmenteve të policisë, duket që është radha e parlament për t’u ekspozuar. Jurgus Çyrbja nuk është i vetmi për raportet me krimin e organizuar. Por duhet parë nëse kolegë të tij kanë përdorur aplikacionin Sky.

Ka sinjale të forta që kolegë e ish-deputetit kanë përdorur aplikacionin Sky dhe mund të ekspozohen në vijim nga SPAK. Nuk përjashtohet mundësia të ekspozohen ish-ministra, deputetë, kryetarë bashkie, drejtorë të rëndësishëm në raporte të paligjshme me krimin e organizuar. Sipas shumë raporteve, krimi i organizuar ka depërtuar në nivelet më të larta të politikës.

Kemi parë sesi grupet, figurat e krimit të organizuar flasin për linjat e tyre politike dhe mbështetjen që kanë në strukturat politike”, tha gazetari në 'Breaking' në Top News.

 

 

2 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Te gjthe te expozuar.....bashkiake,drejtore,ministra,shefa te qeverrise madje edhe pastrueset....ai qe nuk duket a exposohet eshte nje dhe i vetem:citjoneziu!!!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Puna ajo të nxjerr faqebardhë

      O ti kampion i së vërtetës, do plasës po citjaneziu nuk e kap do ligji. Ai nuk është rritur fakir fukara, është rritur mes prindrish të shkolluar qytetar të radhës së parë e me rroga të mira, ka trashëguar dhe prona. Edi Rama nuk e ndyen dorën me para se di të punoj ai ka profesion dhe nuk është si shumë të tjerë që punën e vetme kanë pasur Parlamenti dhe kanë mësuar artin e të vjedhurit. Mos e harxho jetën duke shpresuar me skenaret e tu tragji komike.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje