Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi, ka deklaruar në mbledhje se ky komision nuk mund të mbyllet pa dëshminë e kryeministrit Edi Rama.
Ajo ka kërkuar shtyrjen e afatit për mbylljen e Komisionit Hetimor, i cili duhet të përfundojë ditën e nesërme.
“Zbatoni Rregulloren, Kushtetutën, ligjin. Të shtyhet me 2-3 javë afati për Komisionin. Nuk është ezauruar lista e dëshmitarëve Të bëjmë transparencë për koncesionet kriminale, abuzive, hajdutët e parave.
Ky komision nuk mund të mbyllet pa dëshminë e kryeministrit Edi Rama. Nuk po respektohet rregullorja, nuk janë respektuar dhe njoftuar oraret”, tha Vokshi.
Kaq ka mjaftuar që mbledhja të vijojë me debate të forta mes Vokshit dhe nënkryetarit socialist Plarent Ndreca.
Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi tha se Plarent Ndreca ka hall nëse do të shkojë në SPAK me këmbët e veta apo me avokat. Ajo tha se lista e deputetëve të Durrësit është bërë nga bandat.
Ndërsa, Ndreca ia ktheu se ndryshe nga PD, PS nuk e konsideron SPAK-un organizatë kriminale.
Albana Vokshi: A jeni në tërezi apo jo. Nuk bëhet kështu mbledhja. Rendin e ditës e bën kryetarja. Të njoh mirë që kur ishe nëpër Ministrira.
Plarent Ndreca: E bën mbledhjen ¼ e anëtarëve. Po bën presion. Nuk ma ndjen hiç se çfarë thua. Ju e keni penguar Komisionin. Ne kemi pritur gjithmonë me shumë durim.
Albana Vokshi: Si të vijnë mbrapa këta ty. Në SPAK do shkosh me këmbët e tua apo do marrësh avokat? Ky është halli. Lista e Durrësit ka gjysmën e deputetëve në burg. Lista është bërë me urdhër të bandave.
Plarent Ndreca: Ne SPAK nuk e konsiderojmë organizatë kriminale, ndryshe nga ju.
Bana do loqe